EITI bëhet me 51 vende implementuese

EITI bëhet me 51 vende implementuese

Ky artikull u publikua fillimisht në faqen e internetit të Sekretariatit Ndërkombëtar EITI (eiti.org)

Në prag të Konferencës Globale EITI në Lima, EITI mirëpriti vendet implementuese të 50-të dhe të 51-të.

Bordi EITI sot miratoi aplikimet për vend kandidat EITI nga Republika Domenikane dhe Gjermania. Tani janë 51 vendet që implementojnë Standardin EITI. Republika Dominikane është vendi me ekonominë më të madhe në Amerikën Qendrore dhe Karaibe. Pavarësisht një historie të gjatë të veprimtarisë minerare, sektori ishte deri kohët e fundit një pjesë relativisht e vogël e ekonomisë. Në vitin 2009, dy kompani kanadeze, Barrick Gold dhe Goldcorp, me një fond prej 4 bilion USD filluan rizhvillimin e minierës Pueblo Viejo, që ndodhet rreth 100 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Santo Domingo. Miniera prodhoi për herë të parë në vitin 2012. Projekti ka qenë i diskutueshëm, si në aspektin e marrjes së taksave nga qeveria, si dhe ndikimin social dhe mjedisor.

Ministri i Energjisë dhe Minierave, HE Antonio Isa Conde, i pranishëm në Takimin e 32-të të Bordit EITI, tha:

Ky është një moment historik për vendin tonë, pasi përfundon një periudhë të errët të nxjerrjes së mineraleve. Kjo kandidaturë është thelbësore për të siguruar transparencën dhe na ndihmon të forcojmë përkushtimin e sistemit të administratës publike ndaj interesave të vendit. Ne e kemi marrë këtë sfidë me energji dhe entuziazëm.

EITI Dominikan synon të bëjë public, në dispozicion të qytetarëve, informacionin mbi të ardhurat e qeverisë nga sektori. Fokusi kryesor i zbatimit kombëtar EITI është ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për të monitoruar në mënyrë efektive menaxhimin e sektorit minerar. Përfaqësues të shoqërisë civile në Grupin Ndërinstitucional të Punës (MSG)  për EITI Dominikan, të cilët ishin të pranishëm, thanë:

Ne e shohim EITI si mundësinë tonë për të siguruar që industritë nxjerrëse të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të Republikës Dominikane. Ne jemi të përkushtuar për të punuar së bashku për të trajtuar sfidat që lidhen me qeverisjen e këtij sektori.

Në mbledhjen e sotme, u mirëprit gjithashtu edhe Gjermania si një vend kandidat.

Gjermania bëhet shteti i 4-ërt OECD që implementon EITI, duke iu bashkuar Norvegjisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Franca, Meksika dhe Holanda janë gjithashtu duke përgatitur aplikimet për vende candidate EITI.

Qeveria gjermane ka mbështetur EITI që nga themelimi i nismës, në kuadër të transparencës së saj më të gjerë dhe të agjendës zhvillimore. Vendimi për të implementuar EITI, është pjesërisht një akt solidariteti për të “praktikuar atë që ne predikojmë”. Grupi Ndërinstitucional i Punës (MSG) për EITI Gjermani ka për qëllim të “kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të Standardit EITI si dhe zbatimin dhe pranimin e tij si një standard global de-facto, për të mbështetur përpjekjen globale për transparencë dhe llogaridhënie si dhe luftën kundër korrupsionit në sektorin nxjerrës”.

Implementimi i EITI gjithashtu ka një fokus të fortë të brendshëm. Ndërsa në përgjithësi konsiderohet si një vend i varfër në burimeve, vlera e përgjithshme e prodhimit vjetor të lëndëve të para në Gjermani ishte rreth 15 bilion USD. Gjermania ka depozita të konsiderueshme të linjitit, kaliumit dhe kripës së gurit. Miniera e qymyrgurit, e cila do të ndalojë së funksionuari deri në vitin 2018, është një rast i veçantë. Sektori i qymyrgurit subvencionohet nga qeveria, që do të thotë se nuk gjeneron pagesa për shtetin. Nafta dhe gazi nxirren kryesisht në veri të Gjermanisë dhe në Detin e Veriut.

Grupi Ndërinstitucional i Punës (MSG) për EITI Gjermani synon të sigurojë informacion të plotë për të gjithë sektorët, dhe për të “nxitur një debat të gjerë mbi politikën e burimeve që përfshin aspekte të qëndrueshmërisë (ekonomik, mjedisor dhe social)”. Një veçori kryesore e planeve të Grupit Ndërinstitucional të Punës është që të sigurojë harmonizimin e zbatimit të EITI dhe direktivave të BE-së për Kontabilitetin dhe Transparencën.

Uwe Beckmeyer, Sekretari i Shtetit për Parlamentin në Ministrinë Federale për Çështjet Ekonomike dhe Energjinë dhe Komisioneri i Qeverisë Federale për zbatimin EITI në Gjermani, tha “Zbatimi i Standardit EITI, të njohur globalisht do të ofrojë strukturën për transparencë më të madhe dhe dialog në sektorin e burimeve natyrore gjermane. Në bashkëpinim me grupet e interesit nga ekonomia gjermane dhe shoqëria civile ne synojmë që, gjatë muajve të ardhshëm, të vendosim bazat për Gjermaninë për të arritur Validimin EITI.