MEMORANDUM BASHKËPUNIMI MES EITI SHQIPËRI –NISMA PËR TRANSPARENCË NË INDUSTRINË NXJERRËSE DHE FIAA -SHOQËRIA E INVESTITORËVE TË HUAJ TË SHQIPËRISË KLIKO KËTU
PËR ZËVENDËSIMIN E ANËTARIT PËRFAQËSUES TË STATKRAFT ME ALBPETROL SH.A. NË BORDIN EITI MSG KLIKO KËTU
______________________________________________________________________
Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse – EITI është një iniciativë ndërkombëtare që ka në objekt të saj të zhvillojë dhe implementojë një mekanizëm për të bërë deklarimin e të ardhurave që vilen nga përdorimi i Burimeve Natyrore nëpërmjet Industrive Nxjerrëse, publikimin e këtyre të dhënave në një format të kuptueshëm nga të gjithë dhe mbikqyrjen e tyre në mënyrë që ti mundësojë publikut të gjerë të ketë informacion përsa i përket të ardhurave si dhe shpenzimeve publike, duke kontribuar kështu në një debat publik dhe krijimin e mekanizmave për mirëadministrim e këtyre të ardhurave në dobi të komuniteteve.
Proçesi i EITI-t mund të dimensionohet më tej dhe të përshtatet sipas kontekstit aktual të çdo vendi zbatues, për të përmbushur nevojat informative të palëve të interesuara si dhe nevojat për të prekur sektorin me reforma të rëndësishme bazuar në këto të dhëna.
Siç përcaktohet në Kërkesat e Standartit EITI, Implementimi i Standartit EITI kërkon mbikëqyrje efektive të procesit EITI nga të gjitha grupet e interesit. Kjo realizohet nëpërmjet krijimit dhe funksionimit të një Grupi me Shumë Palësh, në të cilin përfshihen përfaqësues të qeverisë, kompanive që operojnë në këtë sektor dhe pjesëmarrjes së plotë, të pavarur, aktive dhe efektive të shoqërisë civile, të cilët angazhohen të punojnë sëbashku për të zhvilluar e promovuar transparencën dhe mirëqeverisjen e këtij sektori.
Grupi Ndërinstitucional i Punës EITI (MSG) është ngritur me Urdhërin e Kryeministrit, Nr. 71, datë 21. 07. 2011, për ndjekjen e proçedurave të anëtarësimit të Shqipërisë, si vend zbatues i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse dhe plotësimin në vazhdimësi të detyrimeve të kësaj nisme.
Grupi Ndërinstitucional i Punës per EITI-n Shqiptar është organi vendimmarrës, i ngarkuar për mbikëqyrjen e zbatimit të EITI-it në Shqipëri. Ky grup drejtohet nga Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe përbëhet nga përfaqësues të qeverisë, kompanive qe operojne ne industrine nxjerrëse dhe shoqërisë civile. Grupi Ndërinstitucional i Punës, miraton planin e punës per sekretariatin, paraqitjen e raportit vjetor EITI, siguron që EITI të kontribuojë në debatin publik dhe mbështetet punën e Sekretariatit Shqiptar EITI.
Për më shumë info: https://www.albeiti.org/site/legjislacioni/
Grupi Ndërinstitucional i Punës EITI (MSG) funksionon në bazë të Rregullores së tij të Brendëshme “RREGULLORE PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS (MSG) NË KUADËR TË ANËTARËSIMIT NË ORGANIZMIN NDËRKOMBËTAR EITI- INTERNATIONAL”
– Miratuar me Udhërin e Ministrit, Nr. 454 Prot, Datë 30. 12. 2016 “Urdhër për Miratimin e Rregullores së Grupin Ndërinstitucional të Punës (MSG), në Kuadër të Antarësimit në Organizmin Ndërkombëtar EITI International”
Për më shumë info: https://www.albeiti.org/site/rregullorja/
Anëtarët e Grupit Ndërinstitucional të Punës
Grupi Ndërinstitucional i Punës kryesuar nga Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, përbëhet nga 16 përfaqësues nga të cilët, 6 përfaqësues nga qeveria, 5 nga shoqëria civile dhe 5 nga kompanitë që operojnë në industrinë nxjerrëse. Me ftesë të kryetarit në mbledhjet e grupit ndërinstitucional të punës mund të marrin pjesë edhe përfaqësues nga institucione të tjera.
Mënyra e përzgjedhjes së Përfaqësuesve të Operatorëve të Industrive Nxjerrëse në MSG-në EITI dhe përfaqësuesit aktualë
Përfaqësuesit e Operatorëve të Industrisë Nxjerrëse, Anëtarë të MSG-së EITI Albania zgjidhen, mandatohen dhe zëvendësohen sipas procedurave të përshkruara në Nenin 10 dhe 11, të Rregullores së Brendëshme:
Me qëllim ruajtjen e mendimit të diversifikuar dhe përfaqësimit të gjerë, çdo grup interesi ka të drejtën të përcaktojë përfaqësuesit e tij në MSG për EITI-n në Shqipëri. Proçesi i nominimit është i pavarur brenda secilit nëngrupim.
- Pjesëmarrja në MSG për përfaqësuesit e Shoqërisë Civile dhe përfaqësuesit e biznesit, me qëllim mundësimin e përfaqësimit me bazë të gjerë, bëhet me ftesë të hapur publike nga Kryetari i këtij Grupi Pune dhe administrohet në mënyrë të pavarur dhe transparente nga secili grupim. Secili nga grupimet, duhet të bëjë transparente proçedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të MSG-së, dhe duhet të dokumentojë në mënyrë të plotë pranë Kryetarit të MSG-së, proçesin dhe procedurën e përzgjedhjes dhe vlefshmërinë e mandatit të çdo anëtari;
- Sekretariati EITI Albania do të ofrojë mbështetje teknike përgjatë proçesit të përzgjedhjes në rast se kjo gjë kërkohet nga çdonjëri nga grupimet, për të përmbushur transparencën e çdo proçesi;
Për më shumë info: https://www.albeiti.org/site/rregullorja/
Në datën 16. 11. 2016, është lidhur mes FIAA-s dhe Sekretiatit Kombëtar EITI Shqipëri një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) me Nr. 118 Prot, në të cilin përcaktohet se FIAA do të jetë Institucioni i vetëm formal që përfaqëson Investitorët në industritë nxjerrëse, se FIAA do të ndërmarrë procesin e përzgjedhjes të anëtarëve të MSG-së nga përfaqësuesit e kompanive, duke garantur një përfaqësim transparent dhe të pavarur.
Për më shumë info: http://www.albeiti.org/procesi-i-rekrutimit-te-industrise/
Në kuadër të Corrective Actions të lëna nga Procesi i parë i Validimit ku kërkohej përfaqësia e ALBPETROL sh.a. në MSG si anëtar me të drejt vote, dhe në kuadër të dorëheqjes së dhënë për arsye pune e përfaqësueses së Statkraft në datën 11. 01. 2019, nga Kryetari i MSG-së Z. Enis Aliko është kërkuar me anë të shkresës Nr. 17 Prot, datën 22. 01. 2019, zëvëndësimi i anëtarit të Statkraft me përfaqësuesin e Albpetrol.
Për më shumë info: http://www.albeiti.org/procesi-i-rekrutimit-te-industrise/
Gjatë viteve Përfaqësuesit e Operatorëve në MSG kanë qenë nga kompanitë nxjerrëse më të mëdha në vend, si:
- Bankers Petroleum;
- Devoll Hydropower Sh.a./STATKRAFT;
- Beralb Sh.a.
- Albchrome;
- Stream Oil;
Aktualisht përfaqësuesit e Operatorëve të Industrisë Nxjerrëse Anëtarë të MSG janë si më poshtë:
- Përparim Alikaj, FIAA
- Dritan Dervishaj, Antea Cement
- Rohan D`Souza, Shell Upstream
- Pandeli Bombaj, Selenica Bitum
- -⁄⁄- , Albpetrol Sh.a.
Për më shumë info: https://www.albeiti.org/site/grupi-nderinstitucional/