Përdorimi i naftës Shqiptare

Përdorimi i naftës Shqiptare të papërpunuar

Nafta e prodhuar në vend eksportohet kryesisht për tu përpunuar jashtë vendit. Konsumi i brendshëm përmbushet nga nafta e importit. Bazuar në të dhënat nga Administrata Doganore Shqiptare (tabela), eksporti i naftës rezulton të jetë rrthe 104% e naftës së prodhuar në vend në vitin 2013. Ky raport ka rënë në 77% të naftës së prodhuar në vitin 2014, kur nafta bruto e përpunuar përmes rafinerive vendase arriti në 22%.

Plotësimi i nevojave për naftë në vend
Nafta e papërpunuar e prodhuar në vend përfaqësonte 76% të kërkesave të brendshme matur në naftë bruto në vitin 2011. Pas rritjes së veprimtarisë së të licensuarëve private në këtë sektor, prodhimi i naftës u rrit në mënyrë të qëndrueshme me rreth 12% në vit deri në fund të vitit 2014. Në vitin 2013, prodhimi i naftës së papërpunuar barazoi në masën 98% konsumin e brendshëm matur në nafte dhe e tejkaloi atë me rreth 108% në vitin 2014. Bazuar në këto të dhëna, mund të supozohet se nëse totali i naftës së papërpunuar të prodhuar në vend do të përpunohej në Shqipëri, prodhimi vendas do ishte shumë afër përmbushjes së kërkesave për konsum të brendshëm.

Tabela – Pavarësia ndaj naftës së importit (2011 – 2014)
ln ktoe

tab1

 

 


Burimi: INSTAT – Pavarësia energjetike kombëtare – 
www.insta.gov.al dhe MEI – www.enegjia.gov.al

graf1

Eksporti i naftës së papërpunuar

Në vitin 2013 dhe 2014, eksporti i naftës së papërpunuar ishte respektivisht 69.5 miliard Lek dhe 55 miliard Lek të cilat përbënin rreth 28% dhe 22% të totalit të eksporteve për secilin vit. Eksportet e naftës u rritën në mënyrë të qëndrueshme me një normë vjetore prej 30% nga viti 2011 në 2013, më pas u ulën me 20% në 2014 si pasojë e rritjes së aktivitetit të përpunimit të naftës brenda vendit.
Gjatë katër viteve të fundit nafta u eksportua kryesisht drejt vendeve të Evropës Perëndimore ku Italia shfaqet si importuesi kryesor i naftës, ndjekur nga Spanja dhe Malta.

Përpunimi i naftës
(“ARMO”) është Shoqëria e vetme e përpunimit të naftës që operon në Shqipëri. Ajo u themelua si rrjedhojë e ndarjes së shoqërisë së naftës së zotëruar nga Shteti Albpetrol Sh.a. në prill të vitit 1999. Në gusht 2008, qeveria shqiptare privatizoi 85% të aksioneve të ARMO-s tek Anika Mercuria Rafinery Associated Oil (“AMRA Oil”). Në gusht 2013, Heaney Asset Corporation bleu 80% të aksioneve të AMRA Oil, duke kontrolluar kështu 68% të interesave tek ARMO.

Deri në Maj 2014, ARMO operonte me dy rafineri nafte përkatësisht në Ballsh dhe Fier, tre pika të shitjes me shumicë, objekte kërkimi, dhe terminal import/eksporti me një kapacitet total depozitues prej 220,000 metër kub. Rafineritë janë ndërtuar në vitet „70 me teknologjinë e viteve „60.
Objektet kanë një kapacitet përpunimi prej 1.5 milion tonë në vit, megjithatë punojnë me kapacitet të ulët si pasojë e teknologjisë së vjetëruar. Ballshi është rafineria e vetme komplekse në vend e pajisur për të prodhuar nënprodukte të ndryshme të naftë. Në vitin 2013 dhe 2014, ARMO punësoi rreth 1,500 punonjës.
Sipas informacioneve publike, ARMO ka ndërprerë veprimtarinë e saj në rafinerinë e Ballshit që nga qershori i vitit 2015. Ndërsa TPD Trading Petrol & Drilling Sh.a. (TPD) vazhdon të administrojë rafinerinë e Fierit që prej vitit 2013 ndërmjet një marrëveshjeje bashkëpunimi me ARMO.

Transporti i naftës
Dy tubacione për transportin e naftës së papërpunuar lidhin terminalin e naftës së ARMOs në Vlorë me rafineritë e Fierit dhe Ballshit si dhe dy rafineritë mes tyre. Të dy tubacionet janë jashtë funksionit për shkak të vjetërimit. Në total, rrjeti i tubacioneve të naftës ka një gjatësi prej 188 km dhe kapacitet prej 2.5 milion ton në vit.

Aktualisht, nafta bruto transportohet me çisterna nga fushat e naftës në portin e Vlorës, nga ku eksportohet për në Itali, Spanjë, Maltë etj.
Shoqëria La Petrolifera Italo-Albanese Sh.a. vepron në terminalin bregdetar për naftën, gazin e lëngshëm dhe derivatet e tjera të naftës në portin e Vlorës, si dhe mundëson magazinimin e naftës së papërpunuar gati për eksport në depozitat e saj në port. Shoqëria ofron një infrastrukturë që mund të mbajë më shumë se dy anije njëkohësisht. Asnjë shoqëri shtetërore nuk operon në këtë sektor.

Struktura të tjera të depozitimit të naftës dhe gazit
Fushat e naftës dhe gazit nga ku janë nxjerrë të gjitha ose një pjesë e rezervave, mund të përdoren si vende depozitimi për gazin natyror për shkak të kushteve të përshtatshme gjeologjike. Kriporet në Dumre janë gjithashtu shumë të përshtatshme për ruajtjen e gazit natyror gjatë verës. Këto avantazhe gjeologjike të kombinuara me pozicionin gjeopolitik, e bëjnë Shqipërinë një vend tërheqës për projektin e gazsjellësit.


1. Kjo është një matje në termat e naftës bruto dhe përfshin naftën e rafinuar të konsumuar brenda vendit dhe naftën bruto të rafinuar në Shqipëri.
2. Burimi: http://www.energjia.gov.al/al/publikime/nafta/perpunimi-i-naftes