Grupi Ndërinstitucional i Punës
Me urdhër të Kryeminsitrit, nr. 71 datë 21.07.2011, u vendos ngritja dhe funksionimi i Grupit Ndërinstitucional te Punës, për ndjekjen e proçedurave të anëtarësimit të Shqipërisë, si vend zbatues i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse dhe plotësimin në vazhdimësi të detyrimeve të kësaj nisme.
Grupi Ndërinstitucional i Punës per EITI-n Shqiptar është organi vendimmarrës, i ngarkuar për mbikëqyrjen e zbatimit të EITI-it në Shqipëri. Ky grup drejtohet nga Zëvendësministri i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe përbëhet nga përfaqësues të qeverisë, kompanive qe operojne ne industrine nxjerrëse dhe shoqërisë civile. Grupi Ndërinstitucional i Punës, miraton planin e punës per sekretariatin, paraqitjen e raportit vjetor EITI, siguron që EITI të kontribuojë në debatin publik dhe mbështetet punën e Sekretariatit Shqiptar EITI.
Anetarët e Grupit Ndërinstitucional i Punës
Grupi Nderinstitucional i Punes kryesuar nga Zv. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, perbehet nga 16 perfaqesues nga te cilet, 6 perfaqesues nga qeveria, 5 nga shoqeria civile dhe 5 nga kompanite qe operojne ne industrine nxjerrese. Me ftesë të kryetarit në mbledhjet e grupit nderinstitucional te punes mund të marrin pjesë edhe përfaqësues nga institucione të tjera.
Njoftojmë:
Kompania Albpetrol sh.a. ndryshoi antarin e saj, në MSG, duke zëvendësuar z. Safet Ejbeja me znj. Enida Bezhani.
Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Dogana, zëvendësoi z.Armand Reveli me z. Pandeli Duro.
Më datë 10 Shtator 2019, Ministria e Drejtësisë, zëvendëson znj. Marsida Grami me antaren e re nga grupi i Kontribuesve të Përhershëm të Proçesit EITI, znj. Entela Muha.