Çfarë është EITI

Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI) është një iniciative ndërkombëtare e institucionalizuar në vitin 2002, me nismën e Z. Toni Bler, asokohe Kryeministër i Britanisë së Madhe. Nisma EITI, lindi si shqetësim për ato vende të varfra ekonomikisht të cilat kanë pasuri të mëdha nëntokësore; ku shkojnë të mirat materiale që vinë nga industria nxjerrëse për sa kohë ekonomia në këto vende është e ulët.

EITI kishte dy qëllime kryesore të organizimit: A është e mundur të kontrollohen të ardhurat që prodhohen nga industria nxjerrëse e pasurive nëntokësore? A shkojnë këto të ardhura në dobi të komunitetit e zhvillimit të vendit, apo thjesht, të ardhurat shkojnë në xhepat e të korruptuarve qeveritarë dhe të kompanive?

Objekti i EITI është të zhvillojë dhe implementojë një mekanizëm për të bërë deklarimin e të ardhurave që vilen nga përdorimi i Burimeve natyrore nëpërmjet Industrive nxjerrëse, publikimin e këtyre të dhënave në një format të kuptueshëm nga të gjithë dhe mbikqyrjen e tyre në mënyrë që ti mundësoje publikut të gjerë të kenë informacion përsa i përket të ardhurave si dhe shpenzimet publike, duke kontribuar kështu në një debat publik dhe krijimin e mekanizmave për mirëadministrim të ketyre të ardhurave në dobi të komuniteteve.

EITI si institucion ka një bord ndërkombëtar, i cili përbëhet nga tre grupe kryesore, shoqëria civile, kompanitë dhe institucionet shtetërore.

Standarti EITI, nënkupton vendosjen e transparences së biznesit në industrinë nxjerrëse, në mënyrë që të ardhurat nga ky biznes të kontribuojnë më shumë në zhvillimin e vendit. EITI në funksion të transparencës, monitoron të ardhurat e kompanive që operojnë në sektorin nxjerrës, si dhe pagesat që kompanitë bëjnë në institucionet shtetërore, të cilat konsiderohen të ardhura për shtetin, nëpërmjet një raporti vjetor, që përgatitet nga një administrator i pavarur. Raporti vjetor EITI bëhet publik për të gjithë.

Parimet EITI bazohen në besimin se përdorimi i kujdesshëm i burimeve natyrore kontribuon në rritjen ekonomike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe reduktimin e varfërisë në vendet e pasura me burime natyrore. EITI ka për qëllim promovimin e transparencës për të parandaluar korrupsionin, si dhe t’i sigurojë qytetarëve një bazë për të kërkuar përdorimin e drejtë të të ardhurave. Gjithashtu, pritet që transparenca të kontribuojë pozitivisht në rritjen e investimeve në këtë sektor.

EITI ka një metodologji fleksibël që siguron një standart global të qëndrueshëm për të gjithë vendet zbatuese. Rregullat EITI përcaktojnë metodologjinë që vendet duhet të ndjekin për t’u bërë anëtarë të EITI-t. Rregulli kryesor i EITI-t, është bashkëpunimi i hapur i qeverisë, shoqërisë civile dhe kompanive të industrise nxjerrëse. Kriteri standart bazë i EITI-t, është publikimi i rregullt i pagesave që kompanitë e minierave, gazit, naftës i bëjne shtetit si dhe publikimi i të gjitha të ardhurave që qeveria merr nga këto kompani.

Raportimi EITI në Shqipëri rregullohet nëpërmjet Ligjit nr. 10304 “Për sektorin minerar në Shqipëri”, amenduar në Tetor 2014 dhe Ligjit Hidrokarbur nr. 7746, datë 28.7.1993, ame