Aktiviteti Hidrokarbur 2011-2014

aktivProdhimi i naftës bruto në Shqipëri filloi në vitin 1929 me 750 tonë naftë bruto. Pas luftës së II-të botërore, prodhimi u rrit në mënyrë të vazhdueshme dhe shënoi pikun më të lartë në vitin 1974 me një prodhim vjetor prej 2.25 milionë ton i barazvlefshëm me 38,408 fuçi/ditë). Në vitet ‘80 prodhimi i naftës ra nën 1 milionë ton në vit dhe nuk u rrit më deri në vitin 2012. Grafiku në të majtë paraqet trendin e prodhimit të naftës nga viti 1993 deri në 2014. Prodhimi i naftës përmes marrëveshjeve të hidrokarbureve u rrit 3 herë në pesë vitet e fundit. AKBN raportoi një prodhim të naftës bruto respektivisht 1,203,637 ton për vitin 2013 dhe 1,386,124 ton për vitin 2014. Vlera totale e prodhimit përllogaritet në 530 milionë USD në vitin 2013 dhe 549 milionë USD në vitin 2014. Vlera e prodhimit është përllogaritur duke përdorur çmimet mesatare vjetore të shitjeve raportuar nga Albpetrol respektivisht 441 USD / ton në vitin 2013 dhe 396 USD / ton në vitin 2014. Nafta e prodhuar nga të liçensuarit private që operojnë në sektorin e hidrokarburave përfaqëson rreth 97% të totalit të naftës së prodhuar në vitin 2013 dhe 2014. Rreth 88% e prodhimit vendas të naftës në 2013 dhe 87% në 2014 u gjeneruar nga Bankers Petroleum që operon fushën e naftës në Patos-Marinzë. AKBN raportoi në vitin 2013 dhe 2014 prodhimin e gazit të nxjerrë përmes prodhimit të naftës, respektivisht në 22.5 milion Nm3, dhe 17.7 milionë Nm3.

Punësimi në sektorin e naftës dhe gazit MEI raporton se në vitet ‘70 dhe ‘80 kur sektori i kërkimit, prodhimit dhe përpunimit të hidrokarbureve ishte krejtësisht i zotëruar dhe administruar nga Shteti, punësonte rreth 25,000 punonjës. Bazuar në të dhënat e raportuara nga Albpetrol dhe AKBN, në fund të vitit 2014 sektorët e kërkimit dhe përpunimit të hidrokarbureve kishin të punësuar rreth 3,109 punonjës, ku Albpetrol përfaqësonte numrin më të lartë të punonjësve me 66%. Burimi: Raportuar nga AKBN and Albpetrol Numri i punonjësve në sektor u zvogëlua me 38% gjatë katër viteve të fundit. Këto ndryshime rrodhën si pasojë e transferimit të operacioneve të prodhimit nga Albpetrol tek shoqëritë private të naftës në përputhje me PSA-të në fuqi.

pune