Procesi i perzgjedhjes te institucioneve shteterore

Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse – EITI është një iniciativë ndërkombëtare që ka në objekt të saj të zhvillojë dhe implementojë një mekanizëm për të bërë deklarimin e të ardhurave që vilen nga përdorimi i Burimeve Natyrore nëpërmjet Industrive Nxjerrëse, publikimin e këtyre të dhënave në një format të kuptueshëm nga të gjithë dhe mbikqyrjen e tyre në mënyrë që ti mundësojë publikut të gjerë të ketë informacion përsa i përket të ardhurave si dhe shpenzimeve publike, duke kontribuar kështu në një debat publik dhe krijimin e mekanizmave për mirëadministrim e këtyre të ardhurave në dobi të komuniteteve.
Proçesi i EITI-t mund të dimensionohet më tej dhe të përshtatet sipas kontekstit aktual të çdo vendi zbatues, për të përmbushur nevojat informative të palëve të interesuara si dhe nevojat për të prekur sektorin me reforma të rëndësishme bazuar në këto të dhëna.
Siç përcaktohet në Kërkesat e Standartit EITI, Implementimi i Standartit EITI kërkon mbikëqyrje efektive të procesit EITI nga të gjitha grupet e interesit. Kjo realizohet nëpërmjet krijimit dhe funksionimit të një Grupi me Shumë Palësh, në të cilin përfshihen përfaqësues të qeverisë, kompanive që operojnë në këtë sektor dhe pjesëmarrjes së plotë, të pavarur, aktive dhe efektive të shoqërisë civile, të cilët angazhohen të punojnë sëbashku për të zhvilluar e promovuar transparencën dhe mirëqeverisjen e këtij sektori.

Grupi Ndërinstitucional i Punës EITI (MSG) është ngritur me Urdhërin e Kryeministrit, Nr. 71, datë 21. 07. 2011, për ndjekjen e proçedurave të anëtarësimit të Shqipërisë, si vend zbatues i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse dhe plotësimin në vazhdimësi të detyrimeve të kësaj nisme.

Grupi Ndërinstitucional i Punës per EITI-n Shqiptar është organi vendimmarrës, i ngarkuar për mbikëqyrjen e zbatimit të EITI-it në Shqipëri. Ky grup drejtohet nga Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe përbëhet nga përfaqësues të qeverisë, kompanive që operojnë në industrinë nxjerrëse dhe shoqërisë civile. Grupi Ndërinstitucional i Punës, miraton planin e punës per sekretariatin, paraqitjen e raportit vjetor EITI, siguron që EITI të kontribuojë në debatin publik dhe mbështetet punën e Sekretariatit Shqiptar EITI.

Për më shumë info: https://www.albeiti.org/site/legjislacioni/

Grupi Ndërinstitucional i Punës EITI (MSG) funksionon në bazë të Rregullores së tij të Brendëshme “RREGULLORE PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS (MSG) NË KUADËR TË ANËTARËSIMIT NË ORGANIZMIN NDËRKOMBËTAR EITI- INTERNATIONAL”

–  Miratuar me Udhërin e Ministrit, Nr. 454 Prot, Datë 30. 12. 2016 “Urdhër për Miratimin e Rregullores së Grupin Ndërinstitucional të Punës (MSG), në Kuadër të Antarësimit në Organizmin Ndërkombëtar EITI International”

Për më shumë info: https://www.albeiti.org/site/rregullorja/

Anëtarët e Grupit Ndërinstitucional të Punës

Grupi Ndërinstitucional i Punës kryesuar nga Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, përbëhet nga 16 përfaqësues nga të cilët, 6 përfaqësues nga qeveria, 5 nga shoqëria civile dhe 5 nga kompanitë që operojnë në industrinë nxjerrëse. Me ftesë të kryetarit në mbledhjet e grupit ndërinstitucional të punës mund të marrin pjesë edhe përfaqësues nga institucione të tjera.

Mënyra e përzgjedhjes së Përfaqësuesve të Institucioneve Shtetërore në MSG-në EITI dhe përfaqësuesit aktualë

Përfaqësuesit e Institucioneve Shtetërore, Anëtarë të MSG-së EITI Albania zgjidhen, mandatohen dhe zëvendësohen sipas procedurave të përshkruara në Nenin 7, 10 dhe 11, të Rregullores së Brendëshme:

Me qëllim ruajtjen e mendimit të diversifikuar dhe përfaqësimit të gjerë, çdo grup interesi ka të drejtën të përcaktojë përfaqësuesit e tij në MSG për EITI-n në Shqipëri.  Proçesi i nominimit është i pavarur brenda secilit nëngrupim.

  • Kryetari i MSG-së i kërkon me shkrim Titullarit të çdo Institucioni të paraqesë përfaqësuesin e tij në MSG. Përfaqësuesit e Institucioneve Qeveritare të përmendura në pikën VII/b të këtyre ToR do të emërohen nga titullarët e Institucioneve të tyre brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga marrja e kërkesës. Përfaqësimi në MSG për këtë nëngrupim nuk është nominal, por lidhet me detyrën që mban personi i emëruar pranë Institucionit që përfaqëson;
  • Antarët e grupit të parë (institucioneve shtetërore), emërimi i të cilëve është në varësi të pozicionit të punës që mbajnë në administratën shtetërore, nuk ruajnë në MSG një pozicion nominal por të lidhur me detyrën që kryejnë;
  • Çdo antar i MSG-së që përfaqëson në MSG shtetin shqiptar, duhet të sigurohet që të ketë një minimum prej 50% pjesëmarrje në mbledhjet e MSG-së, dhe 100% pjesëmarrje aktive në proçesin EITI, në mënyrë që Institucioni të mbajë antarin  e tij në MSG.

Për më shumë info: https://www.albeiti.org/site/rregullorja/

Aktualisht përfaqësuesit e Institucioneve Shtetërore, Anëtarë të MSG janë si më poshtë:

  1. MEHMET HASALAMI, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë;
  2. -⁄⁄-                   ,  Ministria e Financave dhe Ekonomisë;
  3. TETIS LUBONJA, Ministria e Drejtësisë;
  4. MIMOZA SALLAKU, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
  5. BILAL KOÇI, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar;
  6. ROBERT BESHELLO, Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore;

Të gjithë anëtarët e MSG-së përfaqësues të Institucioneve Shtetërore, kanë një përfaqësues alternativ/zëvëndësues.

Për më shumë info: https://www.albeiti.org/site/grupi-nderinstitucional/