Prodhimi i naftës

Prodhimi i naftës në Shqipëri filloi në vitin 1929 me 750 ton naftë bruto. Pas Luftës së II-të Botërore, prodhimi u rrit në mënyrë të vazhdueshme dhe shënoi pikun më të lartë në vitin 1974 me një prodhim vjetor prej 2.25 milionë ton i barazvlefshëm me 38,408 fuçi/ditë). Në vitet ‘80 prodhimi i naftës ra nën 1 milionë ton në vit dhe nuk u rrit më deri në vitin 2012. Prodhimi i naftës përmes marrëveshjeve të hidrokarbureve u rrit 3 herë në pesë vitet e fundit.

Kërkimi, zhvillimi dhe prodhimi i naftës dhe gazit Sektori i naftës ka qënë historikisht sektor me rëndësi strategjike dhe kontribues i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Kërkimi i naftës në Shqipëri daton në vitin 1918. Që prej asaj kohe, u zbuluan disa fusha naftë-mbajtëse në zona tokësore e detare, dhe u zhvillua industria e përpunimit me cikël të plotë të naftës në vitet 1970-1980.

AKBN paraqet informacion në faqen e saj të internetit www.akbn.gov.al për strukturën gjeologjike të naftës, historinë e zhvillimit dhe mundësitë e investimit në vend, në publikimin “Mundësi për Kërkimin dhe Prodhimin e Naftës në Shqipëri”. Sipas MEI-t 7 , prodhimi i naftës bruto në vitin 2015 u raportua në 1,279,136 ton, dhe u vlerësua në 325 milionë USD bazuar në çmimin mesatar vjetor të shitjeve në eksport 254 $ / ton. Nafta e prodhuar nga shoqëritë private të naftës përfaqëson rreth 96% të totalit të naftës së prodhuar në vitin 2015. Bankers Petroleum që operon në fushën e naftës në Patos-Marinzë, prodhoi rreth 89% të naftës bruto në 2015. AKBN nuk raportoi prodhim gazi gjatë vitit 2015.