RAPORT MBI TREGTIMIN E PRODUKTEVE TË PËRFTUARA NGA NAFTA DHE NËNPRODUKTET E SAJ

RAPORT MBI TREGTIMIN E PRODUKTEVE TË PËRFTUARA NGA NAFTA DHE NËNPRODUKTET E SAJ KLIKO KËTU

 

REKOMANDIME PËR ALBPETROL

Albpetrol si një entitet shtetëror ka një rol vendimtar në transparencën e tregtimit të produkteve të përftuara nga nafta dhe nënproduktet e saj, për arsye të autoritetit që ka për të administruar të gjitha fushat aktuale të naftës në fazën e prodhimit. Albpetrol nxjerr naftë bruto ose përmes operimit të fushave të naftës ose duke nënlicencuar të drejtat e saj te kompanitë private të naftës dhe shet naftë bruto përmes ankandeve publike të organizuara një ose dy herë në vit.

Në mënyrë që të rritet transparenca dhe në përputhje me zhvillimet më të fundit EITI mbi zbardhjen e “tregtimeve të para të naftës”, Albpetrol duhet raportoj çdo vit si më poshtë vijon:

  1. Termat e plota të kontratave të shitjes

Albpetrol duhet të zbardhi termat e plota të kontratave të saja për të shitur naftë bruto në website-in e saj dhe të jenë të aksesushme për publikun. Ne jemi të vetëdijshëm që nuk duhet të ketë pengesa për zbardhjen e tyre sepse:

  • Aktualisht, termat e përgjithshme të kontratës janë publike pasi bazohen në Urdhërin no.83, datë 10 Shkurt 2012, i ndryshuar, lëshuar nga Ministri përgjegjës për sektorin e energjisë;
  • Termat kryesore tregtare përfshirë çmimin e shitjes dhe sasinë janë tashmë të zbardhura në website-in e Albpetrol dhe në Raportet Vjetore EITI; dhe
  • Marrëveshjet e kontratës nuk e kufizojnë zbardhjen e tyre.

 

  1. Faktorët e konsideruar në çmimin e shitjes të naftës

Rezultatet e ankandeve të organizuara nga Albpetrol nga viti 2013 deri në vitin 2016 tregojnë një numër të kufizuar të ofertuesve ose një ofertues të vetëm që dorëzojnë një çmim, i cili është në thelb i njëjtë me çmimin dysheme të ankandit.

Duke patur parasysh situatën, panvarësisht formës së tij si një ankand public, procesi i caktimit të kontratës është i ngjashëm me negociatat e një kontraktori të vetëm. Për të rritur transparencën mbi çmimin e kontratës, Albpetrol duhet të kryejë krahasime periodike të çmimeve të aplikuara për ato që zbatohen nga kompanitë private të naftës në Shqipëri. Tabela e mëposhtme jep një një shembull ilustrues të çmimeve krahasuese dhe mund të përshtatet siç është e nevojshme për të përmirësuar gjithëpërfshirjen e krahasimeve.

 

Çmimi mesatar i shitjeve aplikuar në USD nga
Çmimi mesatar i Albpetrol jo i rregulluar për kostot e transportit dhe sigurimeve (FOB) Mesatarja e Albpetrol përshtatur për kostot e transportit dhe sigurimeve (EXW) Çmimet mesatare të aplikuara nga kompanitë private(FoB Çmimet mesatare të aplikuara nga kompanitë private (EXW) Komentet përkatëse për krahasimet e çmimit
Janar          
Shkurt          
Mars          
         
Dhjetor          

 

3.      Regjistri i shitjeve

Në përputhje me kërkesat e reja EITI mbi shitjet e para të naftës, Albpetrol duhet të ketë dhe zbardhë të paktën çdo vitë të dhënat e azhornuara të shitjeve duke përfshirë detaje rreth cilësisë së shitur, çmimit të aplikuar për secilin kontraktor etj. Duke patur parasysh termat e shitjeve të Albpetrol, regjistri i shitjeve dyhet të përfshijë të paktën informacionin si më poshtë:

Faturat e shitjes #
Datën e shitjes Kompaninë blerëse Numrin e kontratës dhe datën Sasinë e shitur në tonë Sasinë e shitur në bbl Dendësia e naftës në 15.5˚C Gradën e naftës API Formula e çmimit duke ju referuar Brent Termat-Inco Çmimi i aplikuar në USD Çmimi Brent i përdorur si referencë Data e referimit të çmimit

Brent

Opsionet e pagesës(parapaguar/postpaguar)
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           

Përveç informacionit të renditur më sipër, Albpetrol duhet të fillojë të mbledhi informacione mbi pronarët përfitues të blerësve. Në përputhje me nismën EITI mbi zbardhjen e pronarëve përfitues, Shqipëria duhet të zbardhi pronarët përfitues të të licensuarve në sektorin nxjerrës duke filluar nga Janari 2020.

 

4.        Faturat e Shitjeve

Në përputhje me kërkesat e reja EITI mbi shitjet e para të naftës, Albpetrol duhet të zbardhi nivelin e të ardhurave të mbledhura vjetore nga shitjet e naftës bruto. Ne rekomandojmë zbardhjen në website-in e tyre ose përmes Raportit EITI të lëvizjeve të shitjes dhe grumbullimin/mbledhjen vjetore nga kontraktori.

Viti Blerësi 1 Blerësi 2 Blerësi 3
Llogaritë e arkëtueshme në 1 Janar      
Vlera e shitjeve të bëra gjatë vitit (ju lutem të jepet vlera përshirë dhe TVSH-në)      
Faturat gjatë vitit      
Llogaritëe arkëtueshme në 31 Dhjetor      

5.        Raporti dhe Garancia

Albpetrol duhet ose të zbardhi informacionin e rënditur në pikat 1 deri në 4 në website-in e saj ose ta paraqesi si pjesë e raportimit të saj vjetor EITI. Për të rritur besueshmërinë dhe sigurinë e informacionit të zbardhur, Albpetrol duhet të angazhojë auditorin e tij të jashtë për të kryer procedurat e sigurimit/garancisë dhe të raportojë mbi saktësinë dhe plotësinë e informacioneve vjetore dhe raportimeve të bëra nën nismën EITI.