Përmbajtja
Hyrje
Kapitulli I: Zgjedhja dhe mandati
Kapitulli II: Përkufizimet e termave dhe parimet bazë
Kapitulli III: Të drejtat, detyrat dhe detyrimet
Pjesa 1: Zgjedhjet
Pjesa 2: Fakte apo akte të dënueshëm
Pjesa 3: Humbja e statusit, largimi dhe zëvendësimi
Kapitulli IV: Komunikimi
Kapitulli V: Dispozitat përfundimtare
Kur Shqipërisë iu dha statusi i vendit anëtar në EITI në maj të vitit 2013, përfaqësuesit e grupit të Shoqerisë Civile në MSG punonin për zbatimin e standardeve të EITI, që transparenca të përkthehej në përgjegjshmëri si dhe për të siguruar që të ardhurat nga burimet natyrore të përdoren në shërbim dhe përfitim të të gjithë qytetarëve.
Grupi i përfaqësuesve të shoqërisë civile ne MSG, mbështetur e zgjedhur nga Koalicioni i Organizatave të shoqërisë civile të përfshira në procesin e EITI-t, e sheh transparencën si mjet për të kërkuar përgjegjësi deklarimi nga të dy palët, kompanitë dhe qeveria. SHC në MSG do të jetë gjithmonë shumë aktive për të monitoruar dhe për të siguruar se të ardhurat nga burimet natyrore shkojnë në shtet, të përfshihet ne kontrollin e shperndarjes së rentës dhe të sigurohet që ky proces kryhet me sukses. Si pjesë e rrjeteve të organizatave të shoqërisë civile që punojnë në Nismën për Transparencën e organizatave në gjithë botën, Koalicioni i Shoqërive Civile Shqiptare do ti referohet Strategjisë PWYP dhe Vizionit 20/20.
Ky kod i etikës synon të përmirësojë efikasitetin e pjesëmarrjes së të gjithë shoqërisë civile në proces, duke vendosur parametrat për përfaqësuesit e ShC në MSG për të punuar në kohezion e më gjërë së bashku me zonat mbështetëse, në mënyrë që njerëzit më të prekur nga aktiviteti industrisë nxjerrëse, të kenë një zë në proces.
Kapitulli I
Zgjedhja dhe Mandati
Pjesa I
Zgjedhjet
Neni 1
Çdo person, pjesëtar i një organizate të shoqërisë civile që aderon në këtë kod, mund të zgjidhet emërohet si përfaqësues i shoqërisë civile në MSG/Grupin shumë-palësh, pa paragjykuar dispozitat e nenit 2 të këtij kodi.
I tërë procesi zgjedhor duhet të jetë i drejtë, gjithëpërfshirës dhe transparent;
a. Thirrjet për kandidatët dhe procesin e emërimit duhet të publikohen me kriteret kualifikuese nëpërmjet faqes on line të rrjetit, organizatave pjesëmarrese në rrjet dhe mjetet e tjera të informimit kur eshte e mundur, me qëllim; për të siguruar një pjesëmarrje sa të gjerë.
b. Bordi i Koalicionit të rrjetit bën procesin e shqyrtimit dhe përzgjedhjes të kandidatëve që nuk i përmbushin kriteret e përcaktuara.
c. Shoqëria civile duhet të sigurohet për të mos lejuar asnjë ndërhyrje të qeverisë apo përfshirje në propozimin, emërimin dhe përzgjedhjen apo procesit zgjedhor.
Neni 2
Periudha e Mandatit të përfaqësuesit të shoqërisë civile në MSG është 3 vjet, e rinovueshme vetëm një herë në përputhje me nenin 6, pika 2 të këtij Kodi.
Neni 3
Zgjedhja është e organizuar sipas një procesi të drejtpërdrejtë me votim të të fshehtë. Ajo miratohet nga një raport zyrtar i nënshkruar nga të gjithë anëtarët e komisionit të posaçëm (anëtarëve të grupit të Mbështetjes dhe 2 anëtarë MSG, të zgjedhur paraprakisht) dhe mbështetur nga lista e atyre që morën pjesë në zgjedhjet në fjalë.
Në rast kur duhet të zgjidhet vetëm një kandidat, dy kandidatët të cilët kanë marrë shumicën e votave duhet të shkojnë në një raund të dytë.
Zgjidhet kandidati që merr shumicën e përgjithshme të votave (50% +1).
Neni 4
Në rast të një barazimi, kandidatëve do t’ju kërkohet për të gjetur një konsensus; në të kundërt, organizohet raundi i dytë për të vendosur në mes të kandidatëve në përputhje me nenin 8 të këtij Kodi.
Në rast të një barazimi të dytë, zgjidhet kandidati i cili ka më shumë vjetërsi dhe është më me përvojë në proces. Eshtë detyrim i kandidatëve për të paraqitur dokumente që provojnë nivelin dhe përvojën e tyre.
Kapitulli II
Përkufizimi i termave bazë dhe parimet
Neni 5
Përcaktimi i termave
Në përputhje me këtë këtë kod, do të thotë që:
1. Përfaqësues të shoqërisë civile në MSG/Grupin shumë-palësh: mund të jetë çdo individ, anëtar i një organizate të shoqërisë civile që dëshiron dhe është i përfshirë në sektorin e burimeve natyrore i cili është propozuar nga kolegët për të përfaqësuar dhe për të mbrojtur opinionet e shoqërisë civile në MSG.
Neni 6
Parimet bazë
1. Çdo përfaqësues i shoqërisë civile në MSG, zgjidhet nëpërmjet një procesi transparent dhe demokratik, ku përfshihen të gjitha organizatat që firmosin këtë Kod.
2. Mandati i përfaqësuesit të shoqërisë civile zgjat tre vjet, e rinovueshme vetëm një herë;
3. Çdo kandidat për postin e përfaqësuesit e shoqërisë civile në MSG, duhet së pari të përmbushë kriteret si më poshtë:
– Të jetë anëtar që përfaqëson një organizatë të pavarur të shoqërisë civile që është aktive në fushën e burimeve natyrore.
– Të ketë të paktën tre vjet përvojë në fushën e mbrojtjes së transparences në industrinë nxjerrëse, duke përfshirë edhe me institucionet e nivelit shtetëror dhe përfaqësues të sektorit privat;
– Të ketë njohuri të avancuara në EITI në veçanti;
– Të demostrojë pavarësi në lidhje me qeverine dhe kompanitë e industrisë nxjerrëse.
– Te tregojë prova të një shkalle të lartë të moralit, integritetit, respektimin e kolegëve të tyre.
– Nuk është i lidhur politikisht si individ apo organizatë.
– Nuk ka pozitë të lartë/drejtuese në administratën shtetërore, zyra publike apo kompani private që kane lidhje me industrine nxjerrese dhe mbulohen nga procesi i EITI-t.
– Nuk duhet të lejojë asnjë ndërhyrje apo përfshirje të qeverisë në çështjet e Shoqërisë civile.
– Nuk duhet të ketë asnjë konflikt interesi as me qeverinë as me biznesin e industrisë nxjerrëse.
4. Të ketë angazhim të plotë për cështjet gjinore dhe të marrë masat e nevojshme për të garantuar përfaqësimin e grave në MSG;
5. Të sigurojë përfaqësimin e palëve të tjera nga zonat e prekura nga aktivitetet e industries nxjerrese dhe të marrë masat e nevojshme për të garantuar përfaqësimin e tyre në MSG.
Kapitulli II
Të drejtat, detyrat dhe detyrimet
Neni 7
Të Drejtat
Çdo anëtar, i mandatuar nga një organizatë e shoqërisë civile të aderuar në këtë kod, i cili përmbush kërkesat e përmendura më lart ka të drejtë për t’u emëruar si përfaqësues i shoqërisë civile në MSG.
Çdo përfaqësues ka të drejtë të shprehe mendimet e tij/saj, të marrin pjesë në diskutime dhe për të votuar në MSG.
Neni 8
Detyrat
1. Të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile në MSG duhet të konsultohen me mbështetësit e tyre (komunitetet lokale, rrjeteve të OJQ-të tjera, etj) dhe të raportojë rregullisht.
2. Të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile në MSG, kanë për detyrë të përcjellin informacionin e duhur tek mbështetësit a tyre për të lejuar mundësinë e ndikimit të duhur në lidhje me vendimet e marra në përputhje me rregullat dhe procedurat që rregullojnë funksionimin e MSG.
3. Takime përgatitore duhen të koordinohen për të vendosur për qëndrimin e shoqërisë civile në ceshtjet e rendit të ditës së MSG-së, ku çdo përfaqësues angazhohet për të mbështetur pozicionin e miratuar nga grupi e shoqërisë civile gjatë takimeve përgatitore, si dhe për interesat e përbashkëta.
Neni 9
Detyrimet
1. Të gjithë përfaqësuesit kanë detyrimin që në mënyrë aktive të marrin pjesë në mbledhjet e MSG,
2. Të ngrihen për interesa që mbron dhe promovon shoqëria civile, transparenca, antikorrupsioni, qeverisja dhe kontrolli i publikut gjatë seancave të MSG.
3. Të gjithë përfaqësuesit kanë për detyrë të marrin pjesë në takimet përgatitore të cilat janë thirrur nga zëdhënësi/ja shoqërisë civile ose nga çdo përfaqësues, ku do të paraqiten pikat e rendit të ditës, të pozitës apo rekomandime së shoqërisë civile.
4. Nëse një anëtar voton kundër vendimit të marrë nga grupi, ai gjithsesi duhet të mbështesë vendimin e grupit gjatë mbledhjeve në MSG apo në publik.
5. Duhet të ketë një angazhim të fuqishëm për një qëndrim unik si grup.
6. Pakënaqësitë individuale apo personale nuk duhet të reflektohen në mbledhjet e MSG.
Seksioni 2
Faktet dhe aktet e dënueshme
Neni 10
Në fund të këtij kodi, aktet që këtu konsiderohen si fakte të dënueshme, mund të sjellin humbjen e statusit si përfaqësues:
1. Çdo fakt apo akte, përfshirë fjalë, levizje të votave, email, shprehje, deklarata që kanë si qëllim final të prishin pozicionin e vendosur nga organizatat e shoqërisë civile pas debateve apo konsultimeve mes kolegëve;
2. Çdo akt korrupsioni, i tillë si marrdhënie/ marrëveshje të fshehta personale, lidhur me autoritetet e EITI-t të cilat pengojne interesat dhe parimet e grupit të Shoqerisë civile, konsiderohet shkelje e hapur e këtij kodi.
3. Pranimi nga një përfaqësues i një dhurate që tejkalon vlerën 300 leke ose ndonjë tjetër avantazh nga një anëtar i një grupimi tjeter, apo çdo personi që punon në strukturat e EITI-t.
Në rastin e fundit, ndonjë dhuratë që tejkalon vlerën e përmendur më lart duhet të deklarohet duke njoftuar me e-mail ose me një deklaratë të nënshkruar nga vete personi.
4. Bëjnë përjashtim, vetëm të pagesave si kompensim (sipas ligjit shqiptar) për udhëtim, akomodim dhe dietat e arsyeshme nga Sekretariati EITI për anëtarët e shoqërive civile që jetojnë jashtë kryeqytetit që duhet të jenë të pranishëm në mbledhjet e MSG.
5. Në rast të një dyshimi që mund të perceptohet ose të jetë konflikt real interesi bazuar në rolin dhe përgjegjësitë e tyre, mund të kërkohet shpjegim ose hapje e të dhënave personale për përfaqësuesit e ShC-ve në MSG.
6. Anëtarët e grupit të OSHC-ve në MSG do të jetë përgjegjës për zbatimin e këtyre sanksioneve.
Neni 11
Pa cenuar/gjykuar dispozitat e nenit 6, pika 3, çdo përfaqësues i cili është shpallur fajtor apo bashkëfajtor me aktet e listuara më sipër do të humbasë statusin e tij si përfaqësues.
Seksioni 3
Humbja e statusit, largimi dhe zëvendësimet
Neni 12
Humbja e Statusit të përfaqësuesve në MSG bëhet me:
1. Letër dorëheqje, ku njoftohet zëdhënësi, dezertim, revokimin, mungesa e pajustifikuar 3 herë në vazhdim në Mbledhjet e Grupit MSG, papajtueshmëria sipas nenit 2 pika 5, të këtij kodi, neglizhenca ose shkelja e dispozitave të këtij kodi, vdekja.
Përveç në rastet e shkaqeve të arsyeshme, përfaqësuesi i cili nuk ka marrë pjesë në 3 mbledhje të njëpasnjëshme Grupit ne MSG, mund të emërojë një tjetër anëtar të organizatës së tij për ta përfaqësuar atë për aq kohë sa ai/ajo do të mungojë.
2. Kur ndryshon statusin e tij; është emëruar në pozitë të lartë/drejtuese në administratën shtetërore apo zyra publike apo kompani private që kane lidhje me industrine nxjerrese dhe që mbulohen nga procesi i EITI-t .
Neni 13
Humbja e statusit përfaqësues certifikohet nga anëtarët e Grupit të Shoqërise Civile në MSG.
Kapitulli IV
Komunikimi
Neni 14
Funksioni i Zëdhënësit të grupit të shoqërisë civile në MSG vendoset brenda grupit.
Zëdhënësi emërohet nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në mënyrë konsensuale të votave të përgjithshme shumicë (50% +1).
Neni 15
Zëdhënësi ka detyrimin për shperndarjen e informacionin organizatave të grupit, duke përfshirë ndarjen e dokumenteve të punës me e-mail ose ndonjë metodë tjetër që konsiderohet e efektshme.
Kapitulli V
Dispozita përfundimtare
Neni 16
Zgjedhja e parë zhvillohet 3 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij kodi dhe në përputhje me dispozitat në nenet 6, 7, 8, dhe 9.
Përfaqësuesit të cilët kanë përfunduar më shumë se 3 vjet do të zëvendësohen sipas rendit të zgjedhjes (i zgjedhuri i parë, largohet i pari).
Neni 17
Ish-përfaqësuesit e shoqërisë civile në Grupin e MSG, konsiderohen si grup mbështetje i cili duhet të ndihmojë (vullnetarisht) në çështje të ndryshme, duke përfshirë procesin e zgjedhjeve, etj.
Një person i cili ka patur mandatin e refuzuar nuk mund të jetë pjesë e grupit mbështetës.
Neni 18
Dispozitat e këtij kodi mund të jenë subjekt i një rishikimi, me propozim me shkrim të dy të tretave të organizatave nënshkruese (të këtij kodi).
Tiranë prill 2015
Anila Hajnaj Ilir Aliaj
Sami Nezaj Madlina Puka
Baki Bajraktari