Shqipëria ka një histori të gjatë në sektorin minerar të nxjerrjes së kromit, nikelit, bakrit dhe gurit gëlqeror. Studimet gjeologjike të kryera në vitet 1945-1995, kanë zbuluar depozita të konsiderueshme të mineralit të kromit, bakrit, hekur-nikelit, bitumit, dhe minerale jo-metalore si gur gëlqeror dhe gurë dekorativë etj. Sektori i dominuar më parë nga shoqëri me pronësi shtetërore u hap ndaj investimeve private në vitin 1994, pas miratimit të Ligjit për sektorin minerar.
Kromi është minerali kryesor i prodhuar në vend dhe kontribuesi kryesor në punësim në sektorin minerar. Rezervat e rikuperueshme të kromit (me cilësi mesatare 30.8% Cr2O3) vlerësohen rreth 10 milion ton67, dhe janë përqëndruar kryesisht në rajonin e Bulqizës, Kukësit, Hasit, Matit dhe Pogradecit. Strategjia aktuale në këtë sektor fokusohet në tërheqjen e investimeve të mëdha strategjike në përpunimin e mineraleve të kromit
Industria e Bakrit, gjatë viteve 1980 ishte industria më e suksesshme në sektorin nxjerrës në Shqipëri. Rezervat gjeologjike të mineralit të bakrit (përfshirë Cu 1.3-2.65%, zink, ar dhe argjend) vlerësohen rreth 50 milionë ton74. Gjithsesi, rezervat e rikuperueshme vlerësohen të jenë 27 milionë ton. Depozitat e bakrit ndodhen në gjashtë rajone: Puka, Mirdita, Korça, Shkodra, Hasi dhe Kuksi.
Vendi ynë është i pasur me hekur-nikel dhe nikel-silikat me përmbajtje Ni 0.85-1.15%. Rezervat e nikelit gjenden kryesisht në afërsi të Pogradecit, Librazhdit, Bilishtit, Kukësit dhe Peshkopisë dhe vlerësohen të jenë rreth 300 milionë ton79. Sektori i nikelit është relativisht i pashfrytëzuar në krahasim me potencialin e tij.
Studimet gjeologjike në Shqipëri në vitet 1995 zbuluan rreth 32 lloje të ndryshme të gurëve dhe mineraleve industrialë për ndërtim të shpërndarë në gjithë sipërfaqen e vendit duke përfshirë: gëlqerorët, ranorët, dolomitet, gurët dekorativë, argjilës, granitet, gipset, etj. Këto minerale përfaqësojnë burimin kryesor të lëndëve të para për industrinë e ndërtimit në Shqipëri.