Vendet e pasura me burime natyrore të tilla si nafta, gazi dhe minierat kanë qenë të prirura për të pasur nje ekonomi te varfer dhe vuajnë nga qeverisja e dobët. Këto efekte nuk janë të pashmangshme dhe synohet se duke inkurajuar një transparencë më te madhe në vendet e pasura me këto burime, disa prej ndikimeve negative të mundshme mund të zbuten.
Përfitimet për vendet zbatuese përfshijnë një klimë të përmirësuar të investimeve, duke siguruar një sinjal të qartë për investitorët dhe institucionet financiare ndërkombëtare se qeveria është e angazhuar për një transparencë më të madhe. EITI gjithashtu ndihmon në forcimin e përgjegjshmërisë dhe qeverisjes së mirë, si dhe të promovojë stabilitet më të madh ekonomik dhe politik. Kjo, nga ana tjetër, mund të kontribuojë në parandalimin e konfliktit bazuar në sektorët e naftës , minierave dhe gazit.
Përfitimet për kompanitë dhe investitorët përqëndrohen në zbutjen e rreziqeve politike dhe reputacionit. Paqëndrueshmëria politike e shkaktuar nga një qeverisja “e errët” është një kërcënim i qartë për investimet. Në industritë nxjerrëse, ku investimet janë intensive per nga ana e kapitalit dhe natyrisht ne menyre qe te gjenerojne fitime kane nevoje per një stabilitet afatgjatë. Reduktimi i paqëndrueshmërisë eshte ne dobi te biznesit. Nga ana tjeter transparenca e pagesave të bëra për një qeveri mund të ndihmojnë gjithashtu për të demonstruar kontributin që investimi i tyre bën në një vend.
Përfitimet për shoqërinë civile vijnë nga rritja e sasisë së informacionit në fushën publike për ato të ardhura që qeveritë menaxhojnë në emër të qytetarëve, duke e bërë qeverinë më të përgjegjshme.