17 Mar Takim me gazetaret ekonomike
Posted at 14:39h
in Lajme
Me date 13 Mars 2015, ne ambjentet e Hotel Rogner Tirana, EITI Shqiptar, zhvilloi një takim miqësor me gazetarë ekonomike të mediave kombëtare dhe atyre lokale, duke synuar hedhjen e hapave te parë të një bashkëpunimi afatgjatë mes Sekretariatit EITI dhe gazetarëve.
Drejtuesja e Sekretariatit Znj. Çinari prezantoi misionin dhe rrugëtimin e Nismës EITI ne bote dhe ne vend duke theksuar se kjo nismë e rëndësishme, mund të këte sukses ne Shqiperi duke pasur edhe kontributin e gazetareve.
Në takim u transmetua gjithashtu spoti televiziv per EITI Shqiptar i lançuar së fundmi në mediat kryesore Shqiptare dhe rrjetet sociale.