Raporti EITI 2015 në qytetin e Bulqizës

Raporti EITI 2015 në qytetin e Bulqizës

Në 8-9 Mars 2017 stafi i Sekretariatit EITI Albania zhvilluan një sërë takimesh  në qytetin e Bulqizës,  me qëllim promovimin e Nismës EITI dhe prezantimin e Raportit EITI 2015. Në Bashkinë Bulqizë u zhvillua një takim me n/kryetarin e bashkisë z. Adhurim Lika ku u fol për përfitimet financiare që Bashkia Bulqizë kishte marrë nga renta minerare. Sipas z.Lika, Bashkia Bulqizë për herë të parë deri në tetor 2016 kishte marrë një vlerë të konsiderueshme rreth 20 milion lekë të reja nga renta minerare. U diskutua që financimet e marra nga renta minerare, detyrimisht duhet të përdoren për investime publike, të cilat duhet  të jenë të prekëshme nga  komuniteti.

Zëvëndës Kryetari i Bashkisë Bulqizë, e quajti Nismën EITI një organizëm ndërlidhës në përforcimin e bashkëpunimit mes pushtetit vendor, kompanive operuese dhe komunitetit.

Takim  me të njëjtën problematikë  u zhvillua edhe me stafin e Bashkisë Bulqizë ku morrën pjesë specialist nga Drejtoria e Taksave, Prokurimit, Specialist Inxhinier dhe nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore.

Takimi me nxënësit e vitit të parë të shkollës së mesme profesionale të minierës na bëri të kuptojmë se minatori është një zanat i vështirë por që me kualifikimin e duhur mund të jetë shumë i përfitueshëm dhe me një prespektivë të gjatë për ata që angazhohen në këtë zanat.

Takimi me përfaqësues të kompanisë Albchrome, si kompania më e madhe e kormit në Shqipëri tregoi edhe njëherë rëndësinë e transparencës së biznesit në industrinë nxjerrëse, në mënyrë që të ardhurat nga ky biznes të kontribuojnë më shumë në zhvillimin e vendit.

Lluka Gjergo

Koordinator në Sekretariatin EITI Albania

Tiranë