Forumi Ekonomik i Vjenës – Dialogu i të Ardhmes – “Ekonomia takon Politikën” (15th Jubilee Vienna Economic Forum – Vienna Future Dialogue 2018)

Forumi Ekonomik i Vjenës – Dialogu i të Ardhmes – “Ekonomia takon Politikën” (15th Jubilee Vienna Economic Forum – Vienna Future Dialogue 2018)

Në datën 19  Nëntor 2018 në Vienë,  nën patronazhin e  Kancelarit  Federal të  Austrisë, z. Sebastian Kruz, dhe Bordit Drejtues dhe të Anëtarëve të Forumit Ekonomik të Vjenës, u zhvillua eventi i Forumit Ekonomik të Vienës – Dialogu i të Ardhmes, nën moton “Ekonomia takon Politikën”; event i cili mirëpriti Kryeministrat nga Ballkani Perëndimor, si dhe personalitete të shumtë të  politikës dhe ekonomisë të Rajonit.  

Me ftesë të organizatorëve të Forumit në këtë event morri pjesë edhe  përf. Sekretariatit Kombëtar EITI- Shqipëri.

Në panelin mbi “Bashkëpunimin rajonal si pjesë e integrimit evropian” morën pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, H.E. Z. Edi Rama, si dhe  Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z. Damian Gjiknuri, ku u diskutua mbi sfidat,  prioritetet dhe sinergjia e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kontekstin e integrimit europian.  

Në raundin e mbasdites dhe takimin e organizuar me investitorët austriakë, Ministri Gjiknuri bëri një prezantim të zgjeruar të klimës së biznesit dhe potenicialeve që ofron Shqipëria për investime të reja në fushën e infrastrukturës, energjisë dhe industrisë.