Fituesit EITI 2016 shpallur nga Drejtuesja e EITI

Fituesit EITI 2016 shpallur nga Drejtuesja e EITI

Ky artikull u publikua fillimisht në faqen e internetit të Sekretariatit Ndërkombëtar EITI (eiti.org)

Republika Demokratike e Kongos, Gana, Mongolia dhe Filipinet marrin çmime.

Më 24 shkurt në seancën e hapjes së Konferencës Globale EITI në Lima, Drejtuesja e EITI, Clare Short shpalli fituesit e Çmimit EITI 2016.

Katër fituesit për vitin 2016 ishin:

  1. Republika Demokratike e Kongos për mënyrën e menaxhimit të pronësisë së dobishme.
  2. Ghana për zbatimin e rekomandimeve nga Raportet e tyre EITI dhe duke i kthyer ato në reforma.
  3. Mongolia për përmirësimin e saj në vënien në dispozicion të të dhënave.
  4. Philippines për ndikimin e EITI vendas.

Shkëlqesia e tij Georges Wembi, Ministër i Planifikimit dhe Kryetar i Grupit Ndërinstitucional të Punës(MSG) i Republikës Demokratike të Kongos; Shkëlqesia e tij Mona Quartery, Zëvendësministri i Financave të Ganës; Shkëlqesia e tij Rentsendoo Jigjid, Ministri i Minierave të Mongolisë, dhe Shkëlqesia e tij Cesar Purisima, Sekretar i Financave të Filipineve morrën çmimet  në emër të vendeve të tyre.

Fituesit e mëparshëm

Në Konferencën e fundit Globale EITI 2013 në Sidnej u dhanë tre çmime:

  • Nigeria, për tejkalimin e minimumit të standartit EITI dhe duke e bërë EITI të përshtatshëm dhe duke influencuar rregulloret në vend.
  • Togo, për prodhimin e një video që kap shpirtin e EITI dhe se si kjo i shërben qytetarëve.
  • Sonny Mulenga nga Zambia, për prodhimin e një video që kap shpirtin e EITI dhe se si kjo i shërben qytetarëve.

Në Konferencën Globale EITI 2011 në Paris tre vënde janë vlerësuar me çmime:

  • Mongolia për përmirësim të qëndrueshëm në raportim;
  • Republika Qëndrore e Afrikës për një zbatim të menjëhershëm dhe
  • Republika Kirgistane për arritjet, panvarësisht paqëndrueshmërisë politike.

Në Konferencën Globale EITI 2009 në Doha, tre vendet e mëposhtme u shpallën fituese:

  • Liberia për progresin e saj të shpejt;
  • Azerbajxhani si vendi i parë antar, dhe
  • Kazakistan për përpjekjet e saj në fushën e komunikimit.