31 Tet Edicioni i Tretë i Panairit “Energjia dhe Ndërtimi”
Tirana Expo Centre në bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë organizojnë nga data 27-29 Tetor 2016, Edicionin e Tretë të Panairit “Energjia dhe Ndërtimi”, me fokus nxitjen e industrisë vendase dhe rritjes së ndërveprimit rajonal në sektorët e energjisë së rinovueshme, eficensës në energji, shfrytëzimit të energjisë alternative, ndërtimit, hidrokarbureve etj. Sekretariati Shqiptar EITI për të dytin vit radhazi bëhet pjesë e këtij eventi, duke prezantuar Raportin EITI 2013-2014, Raportin Përmbledhës 2013-2014, Raportin Përmbledhës 2011-2012, Udhërrëfyesin EITI dhe Fletëpalosjen EITI. Dita e parë nisi me fjalën përshëndetëse të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Z. Damian Gjiknuri, të përfaqësuesve nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe Tirana Expo Centre. Aktiviteti pati një mbulim tepër të gjerë dhe intres të madh mediatik.
[su_slider source=”media: 3793,3792,3791″ limit=”24″ width=”660″ height=”580″ title=”no”]