Drejtuesi i Ri i EITI Fredrik Reinfeldt

Drejtuesi i Ri i EITI Fredrik Reinfeldt

Ky artikull u publikua fillimisht në faqen e internetit të Sekretariatit Ndërkombëtar EITI (eiti.org)

Fredrik Reinfeldt, Drejtuesi i ri i EITI, falenderon komunitetin EITI për besimin e treguar ndaj tij.

Me emërimin Drejtues i EITI, Fredrik Reinfeldt shprehu mirënjohjen që iu dha besimi për të kryesuar EITI. Ai tha se do të përdorë gjithë përvojën që kishte fituar nga drejtimi i një koalicioni qeveritar për tetë vjet për t’iu shërbyer tre palëve përbërëse, shteteve, kompanive dhe organizatave të shoqërisë civile.

Fredrik vuri në dukje se Takimi i Anëtarëve EITI i mbajtur më 23 Shkurt u bojkotua nga koalicioni Publish What You Pay. Pas takimit të Anëtarëve, Fredrik ka mbajtur një sërë takimesh me palët e interesit duke përfshirë anëtarët e shoqërisë civile të bordit dhe përfaqësues nga Publish What You Pay. Kjo i dha mundësi për të njohur situatën rreth   takimit të anëtarëve. Ai tha se të gjithë e dimë se është e rëndësishme të mësojmë nga ngjarjet e fundit për të përmirësuar qeverisjen EITI dhe për të punuar më shumë së bashku.

EITI është implementuar nga 51 vende, me anëtarësimin e Republikës Dominikane dhe Gjermanisë më 23 Shkurt në Lima, Peru. Fredrik Reinfeldt ishte kryeministri i Suedisë 2008-2014. Përveç zgjedhjes së Fredrik, një bord krejt i ri u zgjodh nga Takimi i Anëtarëve, duke përfshirë pesë anëtarët e bordit që përfaqësojnë shoqërinë civile, pas propozimeve nga PWYP.