Trajnim Kombëtar Online – Përfundoi me Sukses!

Trajnim Kombëtar Online – Përfundoi me Sukses!

Më 22 korrik 2025 u zhvillua trajnimi një ditor online “Industria Nxjerrëse, Siguria Energjitike dhe Tranzicioni Klimatik”, i organizuar nga Studies and Development Center (SDC) në bashkëpunim me EITI Shqipëri.

 

Në trajnim morën pjesë 53 përfaqësues nga institucione shtetërore, shoqëria civile, sektori privat, media dhe studentë, me fokus në:

  • Sigurinë energjetike dhe rreziqet e varësisë nga burimet fosile
  • Rolin e mineraleve kritike në energjinë e së ardhmes
  • Ndikimet sociale dhe mjedisore të industrisë nxjerrëse
  • Transparencën dhe qeverisjen në përputhje me standardin EITI
  • Zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin e burimeve të rinovueshme

Në mbyllje të trajnimit, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit EITI Shqipëri, Z. Genci Tërpo, përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e këtij formati trajnimi, i cili ofrohet për publikun e gjerë dhe shërben si një mundësi reale për të kuptuar më qartë sfidat dhe perspektivat që lidhen me sigurinë energjetike, tranzicionin klimatik dhe përdorimin e energjisë së rinovueshme. Këto nisma mbeten thelbësore për forcimin e njohurive dhe rritjen e ndërgjegjësimit institucional dhe shoqëror.

Feedback i pjesëmarrësve: 100% e vlerësuan trajnimin si “shumë i mirë” ose “i shkëlqyer”, për përmbajtjen, qartësinë dhe qasjen praktike.

#EITIAlbania #EnergyTransition #ExtractiveIndustries #Transparency #ClimateAction #SiguriaEnergjitike #TranzicioniEnergjitik