08 Jan Publikohet Raporti EITI Shqipëri 2023
Sekretariati i EITI në Shqipëri ka publikuar në muajin dhjetor 2025 Raportin EITI për vitin 2023, në përputhje me Standardin Ndërkombëtar EITI.
Raporti paraqet informacion të detajuar dhe të verifikuar mbi:
të ardhurat që gjenerohen nga sektori nxjerrës në Shqipëri;
pagesat e bëra nga kompanitë dhe të ardhurat e përfituara nga institucionet shtetërore;
kontributin e sektorit në ekonomi dhe financat publike;
aspektet kryesore të qeverisjes së burimeve natyrore.
Publikimi i këtij raporti forcon më tej transparencën, llogaridhënien dhe dialogun shumëpalësh në sektorin nxjerrës, duke ofruar një burim të rëndësishëm informacioni për institucionet publike, industrinë, shoqërinë civile dhe publikun e gjerë.
Raporti EITI Shqipëri 2023 është i aksesueshëm në faqen zyrtare të EITI Shqipëri: