30 Pri EITI-OSBE: Takime teknike Rajonale përgatitore
Posted at 10:53h
in Lajme
Pas nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit, Sekretariati Kombëtar EITI dhe Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE-Prezenca në Shqipëri, në datë 25 Prill 2019 filluan organizimin e një serie takimesh teknike Rajonale përgatitore, në bashkitë më të mëdha naftë mbajtëse: Patos, Roskovec dhe Fier.
Këto takime organizohen në funksion të evidentimit të objektivave strategjike rajonale, në mirëmanaxhimin e rentës minerare dhe që i paraprinë Workshop-it të parë Rajonal, i cili do të mbahet gjatë muajit Maj me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të tre bashkive Fier, Patos, Roskovec, Sekretariatit Kombëtar EITI, OSBE, MSG – EITI, Institucioneve qëndrore dhe Shoqërisë civile.
