06 Gus Trajnim për Raportimin EITI – Transparenca në praktikë me Albpetrol sh.a.
Më datë 21 korrik 2024, në ambientet e Albpetrol sh.a., Patos – Fier, EITI Shqipëri organizoi një trajnim të dedikuar për rreth 50 punonjës të kompanisë, i fokusuar në standardet më të fundit të transparencës në industrinë nxjerrëse.
Trajnimi me temë “Raportimi EITI” u zhvillua sipas një agjende të detajuar, ku u trajtuan temat kryesore të versionit 2023 të Standardit EITI. Aktiviteti nisi me prezantimin e axhendës dhe vijoi me pesë sesione përmbajtësore, duke përfshirë:
- Një përmbledhje të Standardit EITI dhe risive të vitit 2023;
- Udhëzime për modelet e raportimit dhe të dhënat që kërkohen;
- Aspektet e reja të raportimit mbi pronësinë përfituese, çështjet gjinore, mjedisore dhe sociale;
- Kontrollin e cilësisë së të dhënave dhe procesin e validimit;
- Një sesion diskutimi me pjesëmarrësit për reflektime dhe përmirësime të mundshme.

Trajnimi u udhëhoq nga ekspertë, me eksperiencë të thelluar në fushën e transparencës dhe raportimit publik në sektorin nxjerrës.
Qëllimi i aktivitetit ishte rritja e kapaciteteve teknike të stafit të Albpetrol dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e përfshirjes së të gjitha hallkave institucionale në raportim të rregullt, të saktë dhe të verifikueshëm.
Sekretariati i EITI Shqipëri shpreh falënderim për:
- Pjesëmarrësit e trajnimit për angazhimin dhe përkushtimin e treguar
- Trajnuesit për qartësinë profesionale dhe përmbajtjen praktike
- Të gjithë ekipin teknik dhe drejtues të Albpetrol sh.a. për mikpritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer.
#EITIShqipëri #RaportimiEITI #Albpetrol #Transparencë #IndustriaNxjerrëse #Trajnim #Fier #ZhvillimQëndrueshëm