Transparenca në praktikë – EITI Shqipëri në tryezë me Albpetrol sh.a.

Transparenca në praktikë – EITI Shqipëri në tryezë me Albpetrol sh.a.

Më 21 korrik 2025, EITI Shqipëri organizoi një tryezë prezantuese në ambientet e kompanisë publike Albpetrol sh.a. në Patos/Fier, me pjesëmarrjen aktive të rreth 50 punonjësve të kësaj kompanie me rëndësi strategjike për sektorin nxjerrës në vend.

Tryeza u hap me fjalën përshëndetëse të Z. Genci Tërpo, Drejtor i Përgjithshëm i Sekretariatit Kombëtar për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse, EITI Shqipëri, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe rolin kyç që luajnë kompanitë publike në zbatimin e standardeve ndërkombëtare të transparencës.

 

 

Pjesa teknike e tryezës përfshiu:

  • Prezantimin e iniciativës EITI – objektivat, parimet dhe rëndësia për transparencën sektoriale nga Znj. Anila Hajnaj, anëtare e Grupit Shumëpalësh të EITI Shqipëri;
  • Një përmbledhje praktike mbi procesin e raportimit, të dhënat e publikuara dhe përfshirjen e aktorëve, nga Znj. Emiliana Kola, specialiste e Sekretariatit EITI.

Ky aktivitet u realizua në vijim të një kalendari të strukturuar të angazhimit në terren, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e ndërgjegjësimit teknik për standardin EITI në nivelin operativ të industrisë nxjerrëse.

Sekretariati EITI Shqipëri shpreh mirënjohje për mbështetjen e pl otë të Albpetrol sh.a., si dhe për pjesëmarrjen aktive të stafit të saj teknik dhe drejtues.

  • Një falënderim i veçantë i shkon Z. Eltar Deda, Administrator i Albpetrol, për bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin konkret në realizimin me sukses të kësaj tryeze.

 

 

#EITI #Transparencë #Albpetrol #IndustriaNxjerrëse #GenciTërpo #EltarDeda #RaportimPublik #Fier #ZhvillimQëndrueshëm