06 Gus Tryezë mbi transparencën në industrinë nxjerrëse – EITI Shqipëri & AKBN
Më 22 korrik 2025, EITI Shqipëri organizoi një tryezë prezantuese në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) në Tiranë, me pjesëmarrjen e stafit drejtues dhe teknik të institucionit.
Tryeza u zhvillua sipas një axhende të strukturuar dhe solli diskutime për rolin e institucioneve publike dhe të shoqërisë civile në zbatimin e Standardit të Transparencës në Industrinë Nxjerrëse (EITI 2023).
Fjalët kryesore të aktivitetit:
- Z. Genci Tërpo, Drejtor i Përgjithshëm i Sekretariatit EITI Shqipëri, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet teknike për garantimin e një raportimi të saktë dhe të verifikueshëm
- Z. Perparim Alikaj, përfaqësues i Qendrës Rajonale të Inovacionit, EIT Raw Materials, prezantoi objektivat e EITI-t dhe rëndësinë që ka përputhja me praktikat evropiane të transparencës në sektorin nxjerrës
- Z. Genci Tërpo dhe Znj. Anila Hajnaj (MSG/EITI) sollën një diskutim të qartë mbi rolin e shoqërisë civile si shtyllë thelbësore në një qasje shumëpalëshe
Aktiviteti synoi të rrisë ndërgjegjësimin institucional mbi përfitimet nga raportimi EITI dhe të nxisë angazhim të vazhdueshëm të aktorëve teknikë dhe strategjikë në këtë proces.
Sekretariati EITI Shqipëri shpreh mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit në tryezë, dhe në mënyrë të veçantë:
- Erlind Sulo, Drejtor Ekzekutiv i AKBN – për mbështetjen institucionale dhe bashkëpunimin e menjëhershëm
Znj. Inesa Gupe, Drejtore e Kabinetit të AKBN – për organizimin dinjitoz dhe koordinimin shembullor
Të gjithë stafin teknik të AKBN për pjesëmarrjen dhe angazhimin aktiv në diskutime
#EITIShqipëri #AKBN #Transparencë #IndustriaNxjerrëse #ShoqëriCivile #ErlindSulo #InesaGupe #GenciTërpo #ZhvillimQëndrueshëm #EITI2023