{"id":942,"date":"2014-07-20T13:03:55","date_gmt":"2014-07-20T13:03:55","guid":{"rendered":"http:\/\/www.albeiti.org\/?p=942"},"modified":"2014-07-20T13:03:55","modified_gmt":"2014-07-20T13:03:55","slug":"minierat-shteti-ky-humbes-i-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/minierat-shteti-ky-humbes-i-madh\/","title":{"rendered":"Minierat: Shteti, ky humb\u00ebs i madh"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">Revista Monitor, 20.07.2014<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Flet Dorina \u00c7inari, drejtuese e Sekretariatit Nisma p\u00ebr Transparenc\u00eb n\u00eb Industrin\u00eb Nxjerr\u00ebse<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Disiplinimi i industris\u00eb minerare n\u00eb Shqip\u00ebri duket si nj\u00eb sfid\u00eb q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb fitohet, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb morie problematikash q\u00eb e karakterizojn\u00eb. Masat q\u00eb duhet t\u00eb merren jan\u00eb urgjente dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nevojiten p\u00ebr t\u00eb mbushur ark\u00ebn e shtetit, e cila ka fituar shifra minimaliste. Raporti i fundit (por i vonuar) mbi transparenc\u00ebn n\u00eb industrin\u00eb nxjerr\u00ebse jep nj\u00eb panoram\u00eb jo shum\u00eb optimiste.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dikur ka qen\u00eb krenaria e ekonomis\u00eb \u201cmodeste\u201d shqiptare, por edhe pse n\u00ebntoka vazhdon t\u00eb jet\u00eb zem\u00ebrgjer\u00eb, arka e shtetit nuk po arrin t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb aq sa \u00ebsht\u00eb potenciali. T\u00eb ardhurat nga industria nxjerr\u00ebse p\u00ebr vitin 2011 p\u00ebrb\u00ebnin vet\u00ebm 2% t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit. Natyrisht 2011-a ting\u00ebllon si nj\u00eb vit i larg\u00ebt dhe ndoshta mund t\u00eb duket se i mungon kohezioni, por n\u00eb fakt b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb raport q\u00eb ka mundur t\u00eb botohet vet\u00ebm n\u00eb fund t\u00eb muajit qershor 2014. Edhe kjo \u201cvones\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori m\u00eb vete. Vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nism\u00ebs bot\u00ebrore p\u00ebr Transparenc\u00ebn n\u00eb Industrin\u00eb Nxjerr\u00ebse dhe, si e till\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb disa detyrime, nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe hartimin e raporteve q\u00eb japin nj\u00eb pasqyrim real t\u00eb k\u00ebsaj industrie. Por, pas vitit 2012, institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse e \u201charruan\u201d k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, mosp\u00ebrmbushja e s\u00eb cil\u00ebs rrezikonte p\u00ebrjashtimin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb raport q\u00eb thjesht \u201cmbush faqet\u201d, por q\u00eb ndihmon n\u00eb rritjen e transparenc\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb industri q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur jo pak p\u00ebr nivelin e lart\u00eb t\u00eb abuzimit, korrupsionit, munges\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, nivelin e ulur t\u00eb standardeve, munges\u00ebn e investimeve nga ana e koncesionar\u00ebve etj. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cMonitor\u201d, Dorina \u00c7inari, drejtuese e Sekretariatit Nisma p\u00ebr Transparenc\u00eb n\u00eb Industrin\u00eb Nxjerr\u00ebse flet p\u00ebr ndikimin e k\u00ebsaj nisme, gjetjet e raportit t\u00eb fundit (2011), si dhe p\u00ebr masat q\u00eb duhet t\u00eb merren p\u00ebr t\u00eb \u201cshp\u00ebtuar\u201d k\u00ebt\u00eb sektor, potenciali i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb tejet i madh.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Industria minerare vazhdon t\u00eb haset me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problematikash. \u00c7far\u00eb ndikimi ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb rritjen e transparenc\u00ebs pjes\u00ebmarrja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nism\u00ebn EITI?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Burimet natyrore si nafta, gazi, rezervat minerare jan\u00eb pasuri komb\u00ebtare. Nxjerrja dhe shfryt\u00ebzimi i k\u00ebtyre pasurive \u00e7on n\u00eb rritje ekonomike dhe zhvillim social. Megjithat\u00eb kur k\u00ebto pasuri keqadministrohen, ato gjenerojn\u00eb korrupsion dhe konflikte. Sa m\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb at\u00eb se si nj\u00eb vend administron pasurin\u00eb e vet natyrore, aq m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb nga shfryt\u00ebzimi i k\u00ebtyre pasurive t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Mbi k\u00ebt\u00eb koncept ka ngritur veprimtarin\u00eb e vet EITI ose Nisma Globale p\u00ebr Transparenc\u00eb n\u00eb Industrin\u00eb Nxjerr\u00ebse. Objektivi i EITI \u00ebsht\u00eb: T\u00eb zhvilloj\u00eb dhe zbatoj\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb a) deklarimin e t\u00eb ardhurave q\u00eb vilen nga p\u00ebrdorimi i burimeve natyrore n\u00ebp\u00ebrmjet industrive nxjerr\u00ebse; b) publikimin e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb nj\u00eb format t\u00eb kuptuesh\u00ebm nga t\u00eb gjith\u00eb dhe c) mbik\u00ebqyrjen e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019u mund\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u00eb ken\u00eb t\u00eb gjith\u00eb informacionin p\u00ebr sa u p\u00ebrket t\u00eb ardhurave si dhe shpenzimeve publike, duke kontribuar n\u00eb nj\u00eb debat publik dhe n\u00eb krijimin e mekanizmave p\u00ebr miradministrimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave n\u00eb dobi t\u00eb komuniteteve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shqip\u00ebria, deri sot, ka publikuar tre raporte EITI p\u00ebr vitet fiskale 2009, 2010 dhe m\u00eb 27 qershor 2014, publikoi raportin EITI 2011. Brenda vitit 2014, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb paraqes\u00eb edhe raportin EITI 2012.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Raportet e para EITI kan\u00eb prodhuar t\u00eb dh\u00ebna shqet\u00ebsuese. N\u00eb vitin 2009 raportohet se buxheti i shtetit ka p\u00ebrfituar n\u00eb mas\u00ebn 1% n\u00eb t\u00eb ardhurat e veta fiskale nga k\u00ebto industri, n\u00eb vitin 2010 n\u00eb mas\u00ebn 1,2% dhe tani n\u00eb vitin 2011 n\u00eb mas\u00ebn 1,83%. Pra, kaq \u00ebsht\u00eb volumi q\u00eb k\u00ebto industri me problematikat e tyre kontribuojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhurat fiskale t\u00eb vendit. Gjithashtu, raportohet q\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite asnj\u00eb lek n\u00eb form\u00ebn e rent\u00ebs minerare nuk i \u00ebsht\u00eb transferuar pushteteve lokale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb komunitetet n\u00eb k\u00ebto vende t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga shfryt\u00ebzimi i tok\u00ebs mbi t\u00eb cil\u00ebn banojn\u00eb, edhe pse ligji p\u00ebrcakton q\u00eb 25% e rent\u00ebs s\u00eb grumbulluar u shkon pushteteve lokale p\u00ebr zbutur efektet sociale, ekonomike dhe ambientale. \u00cbsht\u00eb interesant se si k\u00ebto gjetje nga raportet e m\u00ebparshme t\u00eb EITI p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nuk kan\u00eb prodhuar debatin e pritsh\u00ebm publik.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>P\u00ebrse kemi nj\u00eb vones\u00eb n\u00eb hartimin e k\u00ebtyre raporteve. Flasim p\u00ebr nj\u00eb raport t\u00eb vitit 2011 kur jemi n\u00eb vitin 2014?!<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sipas standardit EITI, nj\u00eb raport EITI p\u00ebr nj\u00eb vit fiskal duhet t\u00eb publikohet maksimalisht deri m\u00eb 31 dhjetor t\u00eb vitit + 2. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt vendi q\u00eb aderon n\u00eb EITI e humbet statusin e fituar dhe kalon n\u00eb \u201cpezullim\u201d. Raporti EITI 2011 duhej t\u00eb ishte publikuar maksimalisht deri m\u00eb 31 dhjetor 2013. Raporti EITI \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb i gjat\u00eb dhe kompleks, i cili k\u00ebrkon financim serioz, k\u00ebrkon angazhimin e plot\u00eb t\u00eb mbi shtat\u00eb institucioneve qeveritare p\u00ebr t\u00eb raportuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar mbi \u00e7do kompani dhe \u00e7do pages\u00eb, t\u00eb rreth 70 operator\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj industrial\u00eb dhe nj\u00eb pun\u00eb kolosale rakorduese, e cila ka sfidat e veta shqiptare. Gjat\u00eb 2013-s, i cili ishte vit elektoral e me karakteristikat e tij, nuk u b\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar p\u00ebrgatitjen dhe publikimin e raportit EITI. Duke qen\u00eb se Shqip\u00ebria nuk respektoi standardin me paraqitjen e Raportit EITI 2011 brenda vitit 2013, n\u00eb janar 2014, bordi i EITI Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, diskutoi mas\u00ebn e pezullimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb EITI. Fal\u00eb nj\u00eb koordinimi t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm e dinjitoz nga ana drejtuesve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Energjis\u00eb, Sekretariatit Shqiptar EITI dhe me mb\u00ebshtetjen e fort\u00eb nga Banka Bot\u00ebrore, e cila mund\u00ebsoi financimin e projektit, u rikuperuan me shpejt\u00ebsi aktivitetet e nevojshme dhe iu k\u00ebrkua zyrtarisht EITI Nd\u00ebrkomb\u00ebtar shtyrja e afatit p\u00ebr publikimin e raportit EITI 2011. Ne na u dha afat deri m\u00eb dat\u00ebn 30 qershor 2014. Raporti EITI 2011 u publikua brenda afatit dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e reja EITI.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>T\u00eb ardhurat n\u00eb buxhetin e shtetit vazhdojn\u00eb t\u00eb paraqiten shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Si funksionon monitorimi juaj, a ka kryq\u00ebzim shifrash mes atyre q\u00eb vet\u00ebdeklarohen nga kompanit\u00eb dhe procesit tuaj t\u00eb auditit?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Raportet EITI nuk jan\u00eb raporte auditimi. Raportet EITI bazohen n\u00eb vet\u00ebdeklarim dhe jan\u00eb raporte rakordimi, ku kompanit\u00eb operuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor deklarojn\u00eb \u00e7far\u00eb ata i paguajn\u00eb shtetit (taks\u00eb, rent\u00eb, etj.) dhe k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna rakordohen me t\u00eb ardhurat e deklaruara nga shteti. Shteti konfirmon n\u00ebse jan\u00eb kryer k\u00ebto pagesa dhe n\u00eb rast t\u00eb mosp\u00ebrputhjeve fillojn\u00eb investigimet e institucionit ton\u00eb se ku kan\u00eb shkuar parat\u00eb, pasi kjo mosp\u00ebrputhje n\u00ebnkupton abuzime dhe korrupsion. N\u00eb tre raportet q\u00eb jan\u00eb publikuar n\u00eb 2009, 2010 dhe 2011 nuk kan\u00eb rezultuar mosrakordime t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Pra, \u00e7do para e paguar nga nj\u00eb operator \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb buxhetin e shtetit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Cil\u00ebt mendoni se jan\u00eb hapat q\u00eb duhen nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr t\u00eb minimizuar efektin e informalitetit n\u00eb industrin\u00eb nxjerr\u00ebse?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duhet nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb disa drejtime. S\u00eb pari, duhet t\u00eb kemi t\u00eb qart\u00eb se cilat jan\u00eb potencialet e t\u00eb ardhurave nga k\u00ebto industri, e cila pastaj t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar mekanizmat e planifikimit, kontrollit dhe t\u00eb auditit. Ne kemi filluar pun\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb studimi mbi potencialet e t\u00eb ardhurave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Burimet Natyrore. Studimi do t\u00eb financohet nga Banka Bot\u00ebrore dhe do t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ekspertiz\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. Studimi pritet t\u00eb finalizohet brenda k\u00ebtij viti. Gjat\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb Raportit EITI 2011 kuptuam q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kemi raport t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave totale t\u00eb qeveris\u00eb nga sektori nxjerr\u00ebs p\u00ebr vitin 2011. Sistemet aktuale t\u00eb menaxhimit financiar nuk mund t\u00eb identifikojn\u00eb dhe llogarisin ve\u00e7mas t\u00eb ardhurat e gjeneruara nga industria nxjerr\u00ebse n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebr secil\u00ebn prej taksave. Pra, sektori vuan munges\u00ebn e nj\u00eb sistemi t\u00eb integruar t\u00eb menaxhimit t\u00eb informacionit. Nuk mund t\u00eb luftohet informaliteti n\u00ebse nuk ka informacion t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb besueshme q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb analizat, krahasimet. Gjithashtu, ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrforcime ligjore lidhur me deklarimet e kompanive q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb industrin\u00eb nxjerr\u00ebse. Tashm\u00eb, Bashkimi Europian ka aprovuar nj\u00eb direktiv\u00eb t\u00eb re p\u00ebr kontabilitetin dhe transparenc\u00ebn. Shqip\u00ebria mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb k\u00ebto principe t\u00eb ngjashme, bazuar n\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkesa, shoq\u00ebrit\u00eb e licencuara mund t\u00eb paraqesin pagesat p\u00ebr raportimin EITI n\u00eb nj\u00eb aneks t\u00eb pasqyrave financiare. K\u00ebto k\u00ebrkesa mund t\u00eb zgjerohen m\u00eb tej, duke p\u00ebrfshir\u00eb informacione t\u00eb tjera t\u00eb dobishme p\u00ebr statistikat e sektorit, t\u00eb tilla si sasia e prodhimit, investimet, pagesat p\u00ebr mjedisin etj., q\u00eb mund t\u00eb mblidhen dhe p\u00ebrpunohen \u00e7do vit, dhe t\u00eb ofroj\u00eb bazat p\u00ebr raportimin e statistikave dhe faktet mbi industrin\u00eb. Gjithashtu, Ministria duhet t\u00eb ndjek\u00eb me rigorozitet zbatimin e ligjit p\u00ebr p\u00ebrgatitjen dhe auditimin e pasqyrave financiare nga shoq\u00ebrit\u00eb e licencuara n\u00eb industrin\u00eb nxjerr\u00ebse.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Le t\u2019u kthehemi gjetjeve\u2026<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><img loading=\"lazy\" class=\"size-full wp-image-945 alignright\" src=\"http:\/\/www.albeiti.org\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/madhesia-relative-e-eksporteve-300x284.jpg\" alt=\"monitor 638.indd\" width=\"300\" height=\"284\" \/>Por, le t\u00eb shohim faktet q\u00eb ka nxjerr\u00eb n\u00eb \u201cdrit\u00eb\u201d raporti mbi k\u00ebt\u00eb industri, ku ka qen\u00eb dhe \u00e7far\u00eb panorame ofruan.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb Shqip\u00ebri, sektori nxjerr\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga industria e naft\u00ebs dhe ajo minerare, ku n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi veprojn\u00eb subjekte me shkall\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb mesme aktiviteti, t\u00eb p\u00ebrqendruar kryesisht te kromi, bakri dhe nxjerrja e nikelit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2011, sektori nxjerr\u00ebs p\u00ebrb\u00ebnte rreth 1.7% t\u00eb Produktit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto (PBB). Eksportet u llogarit\u00ebn n\u00eb 49,752 miliard\u00eb lek\u00eb ose 25% e totalit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Po p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, KBN raportoi se prodhimi i naft\u00ebs bruto ishte 894,500 ton\u00eb, me nj\u00eb vler\u00eb prej 456.5 milion\u00eb dollar\u00ebsh. Ky prodhim \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb kryesisht nga fusha e Patos-Marinz\u00ebs (85% e prodhimit), nga \u201cBankers Petroleum\u201d. Eksporti i naft\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrpunuar n\u00eb vitin 2011 ishte 69.4% e naft\u00ebs s\u00eb prodhuar gjithsej, me nj\u00eb vler\u00eb prej 317 milion\u00eb dollar\u00ebsh. T\u00eb dh\u00ebnat nga dogana tregojn\u00eb se Italia ka qen\u00eb destinacioni kryesor, e ndjekur nga Spanja dhe Malta. Prodhimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i gazit u raportua n\u00eb 15 milion\u00eb Nm3,5.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb sektorin e hidrokarbureve pas vitit 2011 ka pasur disa zhvillime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Licenca t\u00eb reja n\u00eb k\u00ebrkim iu dhan\u00eb kompanis\u00eb \u201cEmanuelle Adriatic Energy Limited\u201d n\u00eb blloqet detare t\u00eb detit <img loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-full wp-image-946\" src=\"http:\/\/www.albeiti.org\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/prodhimi-i-naftes-300x295.jpg\" alt=\"monitor 638.indd\" width=\"300\" height=\"295\" \/>Adriatik, nr. 2, 3 dhe 4. N\u00eb shkurt 2012, \u201cPetromanas Energy Inc\u201d (shoq\u00ebria \u201cm\u00ebm\u00eb\u201d e \u201cPetromanas Albania GmbH\u201d) hyri n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me nj\u00eb filial t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb \u201cRoyal Dutch Shell plc\u201d, sipas s\u00eb cil\u00ebs \u201cShell\u201d bleu 50% t\u00eb interesave pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb t\u00eb drejtat e k\u00ebrkimit n\u00eb blloqet tok\u00ebsore 2-3, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb pagesave dhe shpenzimeve t\u00eb kryera deri n\u00eb shum\u00ebn 50.3 milion\u00eb dollar\u00eb. N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2013, \u201cShell\u201d bleu edhe 25% interesa shtes\u00eb n\u00eb blloqet 2-3. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2013, \u201cPetromanas Energy Inc\u201d dhe \u201cRoyal Dutch Shell Pic\u201d shpall\u00ebn rezultate pozitive t\u00eb testeve n\u00eb pusin nr. 2 t\u00eb Shpiragut me nj\u00eb kapacitet ekuivalent nga 1,500 deri n\u00eb 2,200 fu\u00e7i naft\u00eb n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vitin 2013, \u201cAlbpetrol\u201d i kaloi shoq\u00ebris\u00eb \u201cPhoenix Petroleum\u201d sh.a. t\u00eb drejtat e shfryt\u00ebzimit dhe prodhimit n\u00eb Pekish-Murriz, Frakull\u00eb, Panaj\u00eb, Povel\u00e7e, Divjak\u00eb, Ballaj-Kryevidh, Finiq-Karne, Amonic\u00eb dhe Drashovic\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit shqiptar, t\u00eb gjitha depozitat e naft\u00ebs q\u00eb ndodhen n\u00eb gjendjen e tyre natyrore n\u00eb shtresat tok\u00ebsore brenda juridiksionit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb pron\u00eb ekskluzive e shtetit shqiptar. Ligji lejon Ministrin\u00eb e Energjis\u00eb dhe Industris\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb Marr\u00ebveshje Hidrokarbure, sipas s\u00eb cil\u00ebs shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs mund t\u2019i jepet e drejta ekskluzive p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dhe p\u00ebr t\u00eb prodhuar naft\u00eb dhe gaz p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe t\u00eb kufizuar. Por, kjo \u201csjellje\u201d pritet t\u00eb ndryshoj\u00eb sepse (jav\u00ebn e kaluar) ligjv\u00ebn\u00ebsit miratuan disa ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb ligjin mbi hidrokarburet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport natyrisht nuk jan\u00eb reflektuar k\u00ebto ndryshime.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong><em>Nafta<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebrkimi i naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri filloi n\u00eb vitin 1918. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, u zbuluan fusha naft\u00ebmbajt\u00ebse n\u00eb 11 zona tok\u00ebsore, duke p\u00ebrfshir\u00eb: Drashovic\u00eb (1918), Patos (1927), Ku\u00e7ov\u00eb (1928), Marinz\u00eb (1957), Visoka (1963), Gourisht-Ko\u00e7ul (1965), Ballsh-Hekal (1966), Finiq-Krane (1973), \u00c7akrran-Mollaj (1977), Delvin\u00eb (1989) dhe Sqepur (2001).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong><em>Gazi<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebrkimi i gazit n\u00eb Shqip\u00ebri filloi n\u00eb vitin 1955. Fusha e par\u00eb gazmbajt\u00ebse u zbulua n\u00eb Divjak\u00eb (1963), e ndjekur nga Frakulla (1965), Ballaj\u2013Kryevidhi (1983), Povel\u00e7a (1987), Panaja (1988), dhe Ad-4 (n\u00eb det \u2013 1994).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Minierat, nj\u00eb histori shk\u00eblqimi dhe r\u00ebnieje<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sektorin minerar me depozita t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb mineraleve t\u00eb kromit, nikelit, bakrit dhe gurit g\u00eblqeror. Rezervat e kromit jan\u00eb vler\u00ebsuar rreth 36.9 milion\u00eb ton\u00eb dhe rezervat e bakrit rreth 27 milion\u00eb ton\u00eb. Reformat n\u00eb industrin\u00eb minerare paraqesin sfida t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr qeverin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sektori, i dominuar m\u00eb par\u00eb nga nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore, filloi t\u00eb hapej ndaj investimeve private n\u00eb vitin 1994. Objektet minerare 14 t\u00eb dh\u00ebna me koncesion deri m\u00eb tani jan\u00eb: miniera e kromit n\u00eb Bulqiz\u00eb dhe shkrir\u00ebsit e ferro-kromit n\u00eb qytetet e Burrelit dhe Elbasanit; minierat e kromit n\u00eb Kalimash, Rrethin e Kuk\u00ebsit, Vlahn\u00eb, Rrethin e Hasit dhe fabrika e pasurimit n\u00eb Kalimash; minierat e bakrit n\u00eb Munell\u00eb, Lak-Rosh, Karma 2, si dhe fabrika e pasurimit n\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebz; miniera e bitumit n\u00eb Selenic\u00eb, miniera dhe furra e shkrirjes s\u00eb bitumit n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><img loading=\"lazy\" class=\"size-full wp-image-948 alignright\" src=\"http:\/\/www.albeiti.org\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/madhesia-relative-2011-300x294.jpg\" alt=\"monitor 638.indd\" width=\"300\" height=\"294\" \/>Si nj\u00eb vend tradicional minerar, Shqip\u00ebria num\u00ebron, n\u00eb rritje, shum\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme minerare dhe vet\u00ebm disa shoq\u00ebri minerare t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2011, AKBN raportoi 752 leje minerare nga t\u00eb cilat 673 ishin me leje prodhimi, kryesisht n\u00eb Bulqiz\u00eb, Kruj\u00eb, Berat, Tiran\u00eb dhe Librazhd.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Aktualisht, MEI \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb portali t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb licencuara, i cili do t\u00eb jap\u00eb informacion t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar mbi mbajt\u00ebsit e licencave, kushtet, dhe n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb harte dixhitale nd\u00ebrvepruese, p\u00ebr \u00e7do zon\u00eb dhe ato t\u00eb lira.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sipas raportit EITI, n\u00eb vitin 2011, shoq\u00ebrit\u00eb raportuan aktivitetin e tyre p\u00ebr 461 leje minerare nga 673. Aktiviteti prodhues i raportuar nga t\u00eb licencuarit tek AKBN p\u00ebr vitin 2011 arrin shum\u00ebn 217.5 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e publikuara nga AKBN, prodhimi i kromit n\u00eb vitin 2011 kishte nj\u00eb vler\u00eb prej 143 milion\u00eb dollar\u00ebsh. Bulqiza kontribuoi me rreth 70% t\u00eb prodhimit total t\u00eb kromit, vler\u00ebsuar n\u00eb shum\u00ebn 100 milion\u00eb USD. Eksportet nga sektori minerar n\u00eb vitin 2011 ishin n\u00eb vler\u00ebn 180.5 milion\u00eb dollar\u00eb, ose 83% t\u00eb vler\u00ebs totale t\u00eb prodhimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kromi kontribuoi me 66% t\u00eb vler\u00ebs totale t\u00eb mineraleve t\u00eb prodhuara (Figura 4, n\u00eb faqen 10). Eksportet e kromit kishin vler\u00ebn 115 milion\u00eb dollar\u00eb ose 81% t\u00eb prodhimit n\u00eb vitin 2011. T\u00eb dh\u00ebnat e doganave tregojn\u00eb se eksportet e kromit n\u00eb 2011-n kishin destinacion kryesor Kin\u00ebn, Holand\u00ebn, Austrin\u00eb dhe Zvicr\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Albchrome (ACR \u2013 m\u00eb par\u00eb Albanian Chrome), q\u00eb operon n\u00eb minier\u00ebn e Bulqiz\u00ebs, ishte shoq\u00ebria m\u00eb e madhe nxjerr\u00ebse e kromit n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 2011. Shum\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb mesme dhe t\u00eb vogla (m\u00eb shum\u00eb se 200 licenca) kan\u00eb nxjerr\u00eb krom nga Bulqiza, Tropoja, Hasi, Kuk\u00ebsi etj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Eksportet e bakrit n\u00eb vitin 2011 kishin vler\u00ebn 42 milion\u00eb dollar\u00eb, pes\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se prodhimi n\u00eb vitin 2011. Ndryshimet nd\u00ebrmjet sezoneve t\u00eb prodhimit dhe shitjes shpjegohen me luhatjet e \u00e7mimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb bakrit nga viti n\u00eb vit. Turqia dhe Kina ishin destinacionet kryesore t\u00eb eksportit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mineral.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cBeralb\u201d ishte e vetmja shoq\u00ebri industriale n\u00eb nxjerrjen e bakrit n\u00eb vitin 2011, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb 99% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb prodhimit t\u00eb bakrit n\u00eb vitin 2011. \u201cBeralb\u201d zot\u00ebron licenca prodhimi p\u00ebr minierat e Munell\u00ebs, Lak Roshit, Karm\u00ebs dhe Fush\u00eb-Arr\u00ebs, t\u00eb gjitha t\u00eb vendosura n\u00eb krahin\u00ebn e Puk\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nikeli nxirret m\u00eb shum\u00eb n\u00eb form\u00ebn e hekur-nikelit dhe nikel-silikatit, n\u00eb Elbasan, Pogradec dhe Librazhd. Prodhimi n\u00eb vitin 2011 u gjenerua nga shoq\u00ebri minerare me shkall\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb mesme aktiviteti. Nd\u00ebrsa nj\u00eb num\u00ebr i madh shoq\u00ebrish t\u00eb vogla vepronin n\u00eb nxjerrjen e gur\u00ebve g\u00eblqeror\u00eb dhe materialeve t\u00eb tjera t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb vend.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cAntea Cement\u201d, me veprimtari n\u00eb Kruj\u00eb, ishte prodhuesi m\u00eb i madh n\u00eb k\u00ebt\u00eb mineral n\u00eb vitin 2011. Kontributi i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie ishte n\u00eb 19% t\u00eb vler\u00ebs totale t\u00eb prodhimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>Ark\u00ebtimi n\u00eb shifra minimale<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Raporti b\u00ebn t\u00eb ditur se n\u00eb total, n\u00eb vitin 2011, sektori i naft\u00ebs dhe gazit s\u00eb bashku me \u201cAlbpetrolin\u201d kontribuuan n\u00eb buxhetin e shtetit me 4,706 milion\u00eb lek\u00eb (47 mln USD). Kjo shif\u00ebr p\u00ebrb\u00ebnte 10% t\u00eb totalit t\u00eb naft\u00ebs s\u00eb prodhuar n\u00eb vitin 2011, raportuar n\u00eb vler\u00ebn 456.5 milion\u00eb USD.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-full wp-image-950\" src=\"http:\/\/www.albeiti.org\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/madhesia-relative-300x195.jpg\" alt=\"monitor 638.indd\" width=\"300\" height=\"195\" \/>Sektori i naft\u00ebs dhe i gazit gjeneroi 7,523 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura ose 81% t\u00eb totalit t\u00eb t\u00eb ardhurave totale. Nga ky fluks t\u00eb ardhurash, ndarja e prodhimit t\u00eb naft\u00ebs prej 3,558 milion\u00eb lek\u00ebsh u ark\u00ebtua nga \u201cAlbpetrol\u201d p\u00ebr licencat e prodhimit n\u00ebn administrimin e tij, nd\u00ebrsa (si i licencuar) pagoi rent\u00eb minerare, tatim mbi fitimin dhe dividend n\u00eb shum\u00ebn 741 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa sektori minerar gjeneroi 1,793 milion\u00eb lek\u00eb (17.9 milion\u00eb USD) ose 19% t\u00eb t\u00eb ardhurave totale prej 9,316 milion\u00eb lek\u00ebsh. Ky kontribut p\u00ebrb\u00ebnte 8% t\u00eb prodhimit total t\u00eb mineraleve n\u00eb vitin 2011, raportuar n\u00eb 217.5 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, shteti shqiptar, merr pjes\u00ebn e tij nga vlera e krijuar nga industria nxjerr\u00ebse n\u00ebp\u00ebrmjet: taksimit t\u00eb veprimtaris\u00eb hidrokarbure dhe minerare; tarifave\/komisioneve dhe dividend\u00ebve nga pron\u00ebsia n\u00eb \u201cAlbpetrol sh.a\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sektori nxjerr\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri kontribuoi me 6.3% n\u00eb tatimin mbi fitimin e mbledhur gjat\u00eb vitit 2011, nga ku sektori minerar kontribuoi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe me 5.5%. Tatimi mbi fitimin prej 0.16 miliard Lek (0.8%) \u00ebsht\u00eb paguar nga Albpetrol. Tatimi mbi fitimin n\u00eb vitin 2011 u aplikua n\u00eb mas\u00ebn 10% t\u00eb fitimit neto. Tatimi mbi firm\u00ebn p\u00ebrllogaritet n\u00eb 30 \u2013 55% mbi fitimin e tatuesh\u00ebm bazuar n\u00eb nivelin e prodhimit. N\u00eb p\u00ebrcaktimin e fitimit t\u00eb tatuesh\u00ebm, shoq\u00ebria e licencuar lejohet t\u00eb zbres\u00eb shpenzimet<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">kapitale dhe operative sipas specifikimeve n\u00eb kushtet e marr\u00ebveshjes. Si rezultat i k\u00ebtyre zbritjeve asnj\u00eb nga shoq\u00ebrit\u00eb e naft\u00ebs dhe gazit gjat\u00eb vitit 2011 nuk rezultoi me tatim fitim t\u00eb paguesh\u00ebm. N\u00eb 2012, ky dekret u ndryshua. Pas ndryshimit tatim fitimi p\u00ebrllogaritet n\u00eb 50% mbi fitimin e tatuesh\u00ebm.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sa i p\u00ebrket rent\u00ebs minerare, n\u00eb vitin 2011 p\u00ebrb\u00ebnte 23.2% t\u00eb taksave t\u00eb tjera, ku kontributi i sektorit t\u00eb hidrokarbureve ishte 21.8% dhe i sektorit minerar 1.4%. Sipas k\u00ebtij ligji, renta minerare p\u00ebr prodhimin e<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">hidrokarbureve \u00ebsht\u00eb aplikuar n\u00eb mas\u00ebn 10%, nd\u00ebrsa sektori minerar paguan 4-7% t\u00eb t\u00eb ardhurave nga prodhimi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit t\u00eb vitit 2008, i ndryshuar, 25% e rent\u00ebs minerare q\u00eb mblidhej nga \u00e7do nj\u00ebsi e qeverisjes vendore (NjQV) do t\u00eb ndahej p\u00ebr \u00e7do nj\u00ebsi t\u00eb qeverisjes lokale n\u00eb<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">raport me kontributin e saj, sipas kushteve t\u00eb ligjit vjetor p\u00ebr buxhetin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vitin 2011, 25% e rent\u00ebs minerare totale t\u00eb mbledhur arriti shum\u00ebn 1,240 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Financave, n\u00eb vitin 2011, t\u00eb ardhurat nga renta minerare ishin regjistruar n\u00eb buxhetin e shtetit n\u00eb grup dhe nuk jan\u00eb mbajtur regjistrime t\u00eb sakta mbi rent\u00ebn e gjeneruar nga secila nj\u00ebsi e qeverisjes vendore. Ministria e Financave raportoi se nuk kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb transferim rente. Ligjet e m\u00ebpasshme t\u00eb buxhetit p\u00ebr vitet 2012, 2013 dhe 2014 kan\u00eb parashikuan kushte specifike p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e rent\u00ebs minerare, sipas s\u00eb cilave nj\u00ebsit\u00eb e qeverisjes vendore do t\u00eb merrnin rent\u00eb kur kjo tejkalon shum\u00ebn e transfertave t\u00eb pakusht\u00ebzuara nga buxheti i shtetit. N\u00eb vitin 2012, renta e shp\u00ebrndar\u00eb u kufizua n\u00eb 20% t\u00eb transfert\u00ebs s\u00eb pakusht\u00ebzuar, n\u00eb 2013-\u00ebn kufizimi u rrit n\u00eb 50%. K\u00ebshtu pjesa e transferueshme varion nga 1% n\u00eb 50% t\u00eb transfert\u00ebs s\u00eb pakusht\u00ebzuar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Revista Monitor, 20.07.2014 Flet Dorina \u00c7inari, drejtuese e Sekretariatit Nisma p\u00ebr Transparenc\u00eb n\u00eb Industrin\u00eb Nxjerr\u00ebse Disiplinimi i industris\u00eb minerare n\u00eb Shqip\u00ebri duket si nj\u00eb sfid\u00eb q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb fitohet, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb morie problematikash q\u00eb e karakterizojn\u00eb. Masat q\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":944,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0},"categories":[43],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/942"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=942"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/942\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media\/944"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=942"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=942"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=942"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}