{"id":6577,"date":"2019-02-05T11:06:08","date_gmt":"2019-02-05T11:06:08","guid":{"rendered":"http:\/\/www.albeiti.org\/?p=6577"},"modified":"2019-02-05T11:06:08","modified_gmt":"2019-02-05T11:06:08","slug":"eiti-arritjet-dhe-sfidat-ne-shqiperi-nga-prof-dr-perparim-alikaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/eiti-arritjet-dhe-sfidat-ne-shqiperi-nga-prof-dr-perparim-alikaj\/","title":{"rendered":"EITI &#8211; Arritjet dhe Sfidat n\u00eb Shqip\u00ebri nga Prof.Dr.P\u00ebrparim Alikaj"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>EITI &#8211; ARRITJET DHE SFIDAT N\u00cb SHQIP\u00cbRI<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Prof.Dr.P\u00ebrparim Alikaj<\/em><\/p>\n<p><em>An\u00ebtar i MSG, ALBEITI<\/em><\/p>\n<p><em>Kryetar i Komitetit t\u00eb Mineraleve t\u00eb Naft\u00ebs &amp; Gazit n\u00eb Shoqat\u00ebn e Investitor\u00ebve t\u00eb Huaj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (FIAA)<\/em><\/p>\n<p><em>Transparenca \u00ebsht\u00eb vitrina me t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb shoq\u00ebri lejon vler\u00ebsimin e nj\u00eb prej t\u00eb drejtave dhe lirive themelore t\u00eb njeriut, sikurse \u00ebsht\u00eb e drejta p\u00ebr t\u2019u informuar. Si e till\u00eb, ajo ka q\u00ebn\u00eb vazhdimisht n\u00eb fokus t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb opinionit publik p\u00ebr t\u2019u njohur me krijimin dhe shp\u00ebrndarjen e t\u00eb mirave materiale n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare. \u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Industria nxjerr\u00ebse e pasurive natyrore t\u00eb nj\u00eb vendi (nafta &amp; gazi, mineralet, ujrat, etj), kur ky vend \u00ebsht\u00eb i bekuar (apo i mallkuar?) nga natyra me k\u00ebto pasuri, \u00ebsht\u00eb vazhdimisht n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb v\u00ebm\u00ebndjes dhe presionit t\u00eb publikut, p\u00ebrsa i p\u00ebrket t\u00eb ardhurave dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb tyre. N\u00eb shum\u00eb v\u00ebnde t\u00eb pazhvilluara, pasuri t\u00eb tilla natyrore jan\u00eb mallkim p\u00ebr to, mbasi jan\u00eb shkaku i luftrave t\u00eb brend\u00ebshme apo nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb shoq\u00ebrohen me krime e masakra t\u00eb paimagjinueshme t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb pafajshme, si dhe me ndarjen e k\u00ebtyre pasurive sipas ligjit t\u00eb forc\u00ebs e mashtrimit.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cIniciativa e Transparenc\u00ebs s\u00eb Industris\u00eb Nxjerr\u00ebse\u201d (shkurtimisht EITI n\u00eb Anglisht) u propozua fillimisht n\u00eb Shtator t\u00eb vitit 2002 nga Toni Blair, kryeminist\u00ebr i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar i asaj kohe gjat\u00eb Samitit Bot\u00ebror mbi \u201cZhvillimin e Q\u00ebndruesh\u00ebm\u201d n\u00eb Johannesburg, pas vitesh t\u00eb t\u00ebra debatesh akademike, si dhe lobimit t\u00eb shoq\u00ebrive civile dhe shoq\u00ebrive t\u00eb biznesit mbi menaxhimin e t\u00eb ardhurave shtet\u00ebrore nga industrit\u00eb nxjerr\u00ebse. Themelimi zyrtar i EITI-t u b\u00eb n\u00eb 17 Qershor 2003 n\u00eb Lond\u00ebr, n\u00ebp\u00ebrmjet 140 delegat\u00ebve, p\u00ebrfaq\u00ebsues qeverish, shoq\u00ebrish t\u00eb biznesit dhe shoq\u00ebrive civile, t\u00eb cil\u00ebt ran\u00eb dakort t\u00eb ngrinin n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb, sipas disa parimeve baz\u00eb, transparenc\u00ebn mbi pagesat dhe t\u00eb ardhurat n\u00eb sektor\u00ebt e industrive nxjerr\u00ebse. \u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>EITI \u00ebsht\u00eb organizuar si nj\u00eb Platform\u00eb jo-fitim prur\u00ebse n\u00eb kuadrin e ligjeve t\u00eb shtetit t\u00eb Norvegjis\u00eb. Ajo ka tre p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs institucional\u00eb: Mbledhjen e An\u00ebtar\u00ebve, Bordin e EITI-t dhe Sekretariatin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar EITI me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Oslo, Norvegji.\u00a0\u00a0 Mbledhja e An\u00ebtar\u00ebve drejton EITI-n dhe organizon Konferencat Globale t\u00eb EITI-t, t\u00eb cilat mbahen \u00e7do dy apo tre vjet. <\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7do vend me sektor\u00eb t\u00eb industris\u00eb nxjerr\u00ebse mund t\u00eb aderoj\u00eb n\u00eb EITI, duke zbatuar disa standarte t\u00eb caktuara t\u00eb transparenc\u00ebs. Aktualisht jan\u00eb 52 v\u00ebnde n\u00eb shkalle globale q\u00eb zbatojn\u00eb k\u00ebto standarte, ku p\u00ebrfshihen shtete an\u00ebtare t\u00eb Organizat\u00ebs p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) si Norvegjia, Mbret\u00ebria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, si dhe v\u00ebnde nga Afrika, Azia Lindore, Europa dhe Amerika Latine. Secilit nga k\u00ebto v\u00ebnde i k\u00ebrkohet t\u00eb publikoj\u00eb nj\u00eb raport vjetor t\u00eb EITI-t, ku t\u00eb jepet informacion mbi: kontratat dhe li\u00e7ensat, prodhimin, t\u00eb ardhurat, shp\u00ebrndarjen e t\u00eb ardhurave dhe shpenzimet sociale e ekonomike.\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7do vend an\u00ebtar i EITI-t i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb mekanizmi mbi sigurin\u00eb e cil\u00ebsis\u00eb, i quajtur \u201cValidim\u201d (vler\u00ebsim), t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb her\u00eb n\u00eb tre vjet. \u00a0Validimi sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar nivelin e kryerjes s\u00eb Standarteve t\u00eb EITI-t dhe p\u00ebr t\u00eb nxitur dialogun dhe njohurit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb nivel vendi. Ai gjithashtu ruan integritetin e EITI-t, duke i mbajtur t\u00eb gjith\u00eb vendet zbatuese t\u00eb EITI-t n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin standart global. \u00a0\u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Qeveria Shqiptare mb\u00ebshteti iniciativ\u00ebn e EITI-t dhe u angazhua seriozisht n\u00eb zbatimin e saj n\u00eb Mars t\u00eb vitit 2009 dhe n\u00eb maj t\u00eb po atij viti Shqip\u00ebria u b\u00eb vend kandidat i EITI-t (ALBEITI). Me vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave n\u00eb Korrik 2010 u krijua Sekretariati i ALBEITI-t, nd\u00ebrsa me nj\u00eb dekret t\u00eb Kryeministrit n\u00eb Korrik 2011 u krijua Grupi Nd\u00ebristitucional (MSG) me pjes\u00ebmarrje nga shoq\u00ebria civile, shoq\u00ebrit\u00eb operuese t\u00eb industrive nxjerr\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues nga Qeveria. Kryetari i k\u00ebtij Grupi \u00ebsht\u00eb Z\u00ebvend\u00ebsministri i Ministris\u00eb q\u00eb mbulon industrin\u00eb nxjerr\u00ebse.\u00a0 <\/em><\/p>\n<p><em>Bordi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i EITI-t b\u00ebri deklarimin e Shqip\u00ebris\u00eb si nj\u00eb vend me p\u00ebrpuethshm\u00ebri t\u00eb Standarteve t\u00eb EITI-t n\u00eb Maj t\u00eb vitit 2013. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb vendi ka nj\u00eb pro\u00e7es efektiv p\u00ebr deklarimet vjetore dhe rakordimin e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ardhurave nga pjestar\u00ebt e industrive nxjerr\u00ebse. Ky pro\u00e7es ofron mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt t\u00eb shohin t\u00eb ardhurat nga shoq\u00ebrit\u00eb e sektor\u00ebve t\u00eb naft\u00ebs &amp; gazit, minierave dhe hidro\u00e7entraleve. <\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebp\u00ebrmjet angazhimit serioz dhe p\u00ebrkushtimit t\u00eb Sekretariatit dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb MSG, Shqip\u00ebria ka publikuar deri m\u00eb sot n\u00eb koh\u00eb e me cil\u00ebsi raportet vjetore mbi plot\u00ebsimin e Standarteve t\u00eb EITI-t, q\u00eb nga raporti i par\u00eb n\u00eb Prill t\u00eb vitit 2011, p\u00ebr vitin financiar 2009 e deri n\u00eb raportin e fundit t\u00eb botuar n\u00eb Shkurt t\u00eb vitit 2018, p\u00ebr vitin financiar 2016. N\u00eb raportet e fundit p\u00ebrgatitur nga \u201cDeloitte Audit Albania\u201d jan\u00eb hedhur gjithashtu hapat e para mbi p\u00ebrfshirjen vullnetare t\u00eb deklarimeve mbi \u201cPronar\u00ebt P\u00ebrfitues\u201d dhe \u201cCommodity Trading\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb Gusht t\u00eb vitit 2011 Shqip\u00ebria kaloi me sukses raportin e par\u00eb t\u00eb Validimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kusht p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb statusin e vendit an\u00ebtar t\u00eb EITI-t, nd\u00ebrsa n\u00eb Shtator 2017 p\u00ebrfundoi raporti i dyt\u00eb i Validimit, i kryer nga shoq\u00ebria \u201cAdam Smith\u201d e Validuesve Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Pavarur, n\u00eb t\u00eb cilin thuhej se Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb progres t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zbatimin e Standarteve t\u00eb EITI-t. N\u00eb raport theksohet se n\u00eb 55 % t\u00eb kapitujve Shqip\u00ebria ka nj\u00eb performanc\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqshme (p\u00ebrfshir\u00eb angazhimin e Qeveris\u00eb, angazhimin e Biznesit, Kuadrin Ligjor, Kontributin n\u00eb Ekonomi, Debatin Publik, etj); n\u00eb afro 45 % t\u00eb kapitujve ka progres t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishem (drejtimi i MSG, Angazhimi i Shoq\u00ebrise Civile) dhe n\u00eb vet\u00ebm 5 % vleresohen si pa progres.<\/em><\/p>\n<p><em>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend me tradit\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim-zbulimin dhe shfryt\u00ebzimin e mineraleve t\u00eb dobishme si nafta &amp; gazi, kromi, bakri, hekur-nikeli, qymyr-guri, boksidet, r\u00ebrat bituminoze, kuarciti, titanomagnetiti, fosforitet, shkriferimet detare e lumore, gipsi, guret dekorative, materialet industriale, etj.<\/em><\/p>\n<p><em>Industrit\u00eb e hidrokarbureve, mineraleve dhe ajo hidroenergjetike kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme kontribues t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave komb\u00ebtare dhe zhvillimit t\u00eb vendit. Me politikat komb\u00ebtare Qeveria Shqiptare ka synuar q\u00eb zhvillimi i k\u00ebtyre industrive t\u00eb b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet investimeve nga sektori privat, kryesisht i huaj, por edhe vendas, p\u00ebr vet\u00eb riskun e madh ekonomik q\u00eb ato mbartin dhe sasin\u00eb e konsiderueshme t\u00eb mjeteve financiare q\u00eb nevojiten. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, Qeveria dhe Parlamenti i Shqiperis\u00eb kan\u00eb hartuar e aprovuar legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb k\u00ebtyre sektor\u00ebve industrial\u00eb dhe e kan\u00eb p\u00ebrmirsuar at\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e koh\u00ebs. Qeveria \u00ebsht\u00eb gjithashtu n\u00eb dijeni t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb t\u00eb menaxhimit t\u00eb drejt\u00eb, transparenc\u00ebs dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb kan\u00eb k\u00ebta sektor\u00eb dhe mb\u00ebshtet plot\u00ebsisht rekomandimet e raporteve t\u00eb EITI-t, si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive p\u00ebr nj\u00eb zhvillim ekonomik t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. \u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Megjithat\u00eb, mendoj se ALB-EITI mund t\u00eb ngrej\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb rekomandimet e tij pran\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare, p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh q\u00eb jan\u00eb hasur n\u00eb drejtime t\u00eb ndryshme t\u00eb aktivitetit nxjerr\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. M\u00eb posht\u00eb r\u00ebnditen disa nga k\u00ebto probleme q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zgjidhje t\u00eb shpejt\u00eb:<\/em><\/p>\n<ol>\n<li><em>Problemi i shp\u00ebrndarjes s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb Rent\u00ebs minerare n\u00eb komunat e bashkit\u00eb, n\u00eb territorin e t\u00eb cilave zvillohen aktivitetet e industrive nxjerr\u00ebse. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb akoma nuk ka gjetur zgjidhjen e tij p\u00ebrfundimtare, meq\u00ebn\u00ebse n\u00eb praktik\u00eb hasen v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb ndryshme n\u00eb shp\u00ebrndarjen dhe kontrollin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave. Jo vet\u00ebm an\u00ebtar\u00ebt e Shoq\u00ebris\u00eb Civile, por edhe ata t\u00eb Biznesit n\u00eb MSG e ALBEITI-t e kan\u00eb ngritur vazhdimisht k\u00ebt\u00eb problem, por akoma nuk \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare dhe e argumentuar definitivisht. Vonesa e gjetjes s\u00eb k\u00ebsaj zgjidhje p\u00ebrfundimtare nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb minus i madh vet\u00ebm p\u00ebr publikun e zonave t\u00eb aktivitetit nxjerr\u00ebs, por edhe p\u00ebr investitor\u00ebt q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto zona. \u00a0Duke mos par\u00eb p\u00ebrfitimet q\u00eb i takojn\u00eb\u00a0 nga Renta minerare e industrive nxjerr\u00ebse, ky publik n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb favor t\u00eb aktiviteteve nxjerr\u00ebse n\u00eb zon\u00ebn e tij. Si rrjedhim, klima e konflikteve midis investitoreve dhe banor\u00ebve t\u00eb zonave t\u00eb aktivitetit nxjerr\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb e acaruar dhe do t\u00eb krijoj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi edhe n\u00eb investimet e huaja direkte n\u00eb Shqip\u00ebri. Pa zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb problemit t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb Rent\u00ebs minerare, Shoq\u00ebrit\u00eb nxjerr\u00ebse do t\u00eb lihen gjithmon\u00eb me nj\u00eb argument m\u00eb pak n\u00eb debatin e vazhuesh\u00ebm midis tyre dhe popullsis\u00eb lokale apo ambjentalist\u00ebve.\u00a0\u00a0<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<ol start=\"2\">\n<li><em>Problemi i marrjes seriozisht t\u00eb mendimit t\u00eb grupeve t\u00eb interest (biznesit e shoq\u00ebris\u00eb civile) nga ana e Qeveris\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb (MFE), p\u00ebr kryerjen e ndryshimeve t\u00eb nevojshme n\u00eb Legjislacionin dhe vendimet q\u00eb rregullojn\u00eb aktivitetin e industrive nxjerr\u00ebse. Si shembull t\u00eb par\u00eb mund t\u00eb marrim propozimet e b\u00ebra nga ALBEITI mbi ndryshimet n\u00eb Ligjin Minerar nr. 10304, dat\u00eb 15.072010 dhe VKM-ve shoq\u00ebruese. \u00cbsht\u00eb diskutuar disa her\u00eb n\u00eb mbledhjet e MSG mbi k\u00ebto ndryshime, por ato akoma nuk jan\u00eb finalizuar nga MFE. Ndryshimet kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shpenzimet e detyrueshme p\u00ebr kilomet\u00ebr katror dhe garancin\u00eb e lart\u00eb bankare t\u00eb investimit (75% e investimit) gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb K\u00ebrkim-zbulimit, etj.\u00a0<\/em><em>Pranohet se amendimet e nevojshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do t\u2019a b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse e konkuruese Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb afrimin e investitor\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb industrin\u00eb Minerare, por ato akoma nuk jan\u00eb ber\u00eb. Duhet kuptuar drejt gjithashtu fakti se industria Minerare nuk p\u00ebrfshin vet\u00ebm pro\u00e7esin e shfryt\u00ebzimit t\u00eb mineraleve, por edhe k\u00ebrkim-zbulimin e tyre, pa t\u00eb cilin vet\u00eb shfryt\u00ebzimi i ka vitet e numuruara. Koncepti se tashm\u00eb, Shqip\u00ebria i ka studiuar e zbuluar gjith\u00eb mineralet e dobishme, \u00ebsht\u00eb sa naiv aq edhe i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr industrin\u00eb Minerare. Si shembull t\u00eb dyt\u00eb mund t\u00eb marrim ndryshimet e shpeshta dhe t\u00eb paargumentuara ekonomikisht t\u00eb Rent\u00ebs minerare, sikuse ishte tani se fundi rasti p\u00ebr kromin dhe zhavorret bituminoze. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, MFI duhet t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb argumentat e biznesit p\u00ebrpara marrjes s\u00eb vendimeve p\u00ebrkat\u00ebse, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb jen\u00eb me pasoja t\u00eb pad\u00ebshiruara.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<ol start=\"3\">\n<li><em>Sensibilizimi i gjer\u00eb i publikut mbi konceptet dhe zbatimin e Standarteve t\u00eb EITI-t n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb mjaft e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ALBEITI-n.\u00a0 Ve\u00e7 pun\u00ebs aktuale q\u00eb Sekretariati dhe an\u00ebtar\u00ebt e MSG s\u00eb ALBEITI-t kan\u00eb realizuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, do t\u00eb ishte me interes dhe zyrtarizimi i p\u00ebrfshirjes s\u00eb njohurive mbi k\u00ebto Standarte n\u00eb arsimin e lart\u00eb n\u00eb disa fakultete, si Fakultetin e Gjeologjis\u00eb dhe t\u00eb Minierave t\u00eb Universitetit Politeknik t\u00eb Tiran\u00ebs, Fakultetet e Drejtesis\u00eb dhe Ekonomikut t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, si dhe n\u00eb fakultete analoge t\u00eb Universiteteve private.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, n\u00eb vijim t\u00eb nj\u00eb pro\u00e7esi shum\u00eb pozitiv q\u00eb \u00ebsht\u00eb inicuar nga Sekretariati Komb\u00ebtar EITI, do t\u00eb nevojitej nj\u00eb koordinim i materializuar midis ALBEITI-it dhe k\u00ebtyre Universiteteve, p\u00ebr ta institucionalizuar definitivisht k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dhe p\u00ebr ta realizuar ate n\u00eb interes t\u00eb njohurive, informacionit dhe debatit akademik.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb, 4\/02\/2019 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>EITI &#8211; ARRITJET DHE SFIDAT N\u00cb SHQIP\u00cbRI Prof.Dr.P\u00ebrparim Alikaj An\u00ebtar i MSG, ALBEITI Kryetar i Komitetit t\u00eb Mineraleve t\u00eb Naft\u00ebs &amp; Gazit n\u00eb Shoqat\u00ebn e Investitor\u00ebve t\u00eb Huaj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (FIAA) Transparenca \u00ebsht\u00eb vitrina me t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb shoq\u00ebri lejon vler\u00ebsimin e nj\u00eb prej t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6653,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0},"categories":[8],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6577"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6577"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6577\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6653"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6577"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6577"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.albeiti.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6577"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}