06 Maj Workshop mbi Oraganizatat e Shoqërisë Civile Ukrainase dhe Euroaziatike në EITI: Qasjet dhe sfidat e përbashkëta
Dixi Group, GIZ Ukraina dhe Publish What You Pay (PWYP-Publiko Çfarë ti Paguan) organizuan një workshop mbi Oraganizatat e Shoqërisë Civile Ukrainase dhe Euroaziatike në EITI: Qasjet dhe sfidat e përbashkëta që u zhvillua më 27-29 prill, Kiev, Ukrainë. Workshop u ndoq nga 8 vende përfaqësuese nga Shqipëria, Azwrbaixhani, Republika e Kirgistanit, Kazakistani, Taxhikostani, Mongolia, Gjermania dhe vëndi mikpritës Ukraina.
Ky workshop i arriti objekvat e tij në përmirësimin e rrjeteve brënda koalicioneve të PWYP Euroaziatike, duke gjetur zgjidhje për sfidat e përbashkëta dhe për të rritur njohjen e EITI. Pjesmarrësit u ndanë në tre grupe pune duke ndjekur një debat shumë aktiv dhe të gjallë mbi forcimin e lidhjeve të EITI në nivel lokal; duke përcaktuar standartet për të rritur nivelin e përfshirjes së Organizatave të Shoqërisë Civile në bashkëpunimin e aktorëve të interesuar; si EITI mund të funksionojë me kompanitë dhe të rrisi përgjegjshmërinë e tyre; zhvillimi i hapave konkret që duhen të ndërmerren për të krijuar një lidhje (rrjet) më të mirë ndërmejt EITI.
Pjesmarrësit nga Shqipëria ishin një përfaqësues nga Sekretariati Shqiptar EITI dhe një përfaqësues nga Organizata e Shoqërisë Civile Shqiptare e cila ndau mes gjithë të ftuarve një mësim të implementimit EITI në Shqipëri.
Mësimi i marrë nga ky workshop është që përfshirja e shoqërisë civile dhe e komunitetit në proçesin EITI duhet forcuar dhe mbështetur vazhdimisht.