13 Shk WORKSHOP I SHOQËRISË CIVILE DHE ZGJEDHJA E PËRFAQËSUESVE NË GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS
Në datat 11-12 Shkurt 2019 në Tiranë u organizua “Workshopin mbi ndërtimin e kapaciteteve të shoqërisë civile” ku morën pjesë 22 përfaqësues të Organizatave Kombëtare të Shoqërisë Civile nga rajonet me industri nxjerrëse (Has, Kukës, Bulqizë, Ura Vajgurore, Berat, Korçe) dhe Tirana.
Pjesëmarrësit vinin nga fusha të ndryshme të ekspertizës, kryesisht në fushat që prekin mjedisin, rininë, sindikatat e minierave dhe të sektorit të naftës, qeverisjen demokratike, mediat hetimore etj.
Seminaret e mëparshme dhe Anketimi Publik që Qendra Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim në bashkëpunim me disa anëtarë të tjerë të koalicionit, organizuan në zonat e prekura nga të ardhurat e taksës mbi rentën minerare, ndihmuan në ndërtimin e EITI si një koncept. (Ju lutemi shihni bashkangjitur Planin e Veprimit të OSHC-ve)
Në fokusi të këtij workshopi ishin kërkesat e standardeve të EITI, raportimi i EITI, regjimi fiskal në industritë nxjerrëse dhe menaxhimi i të ardhurave, kuadri ligjor, prezantim mbi Pronarët Përfitues (BO,të drejtat e komuniteteve, obligimet e kompanive nxjerrëse, roli i OSHC-ve dhe Koalicioni etj.
Për të mbështetur proçesin EITI, pjesëmarrësit elaboruan një axhendë të shoqërisë civile të identifikuar nga dy prioritete kryesore:
Bashkimi i forcave dhe dëgjimi i zërit në proçeset vendimmarrëse në nivel lokal në lidhje me të drejtat e komuniteteve, çështjet mjedisore dhe sociale, transparencën e rentës minerare dhe,
në nivel qendror si përfaqësues të MSG, për të përmirësuar transparencën në grumbullimin e të ardhurave dhe rishpërndarjen e tyre tek qeverisja vendore, inicimi i përmirësimit të kuadrit ligjor dhe vet rregullimi në ndarjen e të ardhurave, dhe një influencë e fortë në nxitjen e rritjes së rentës minerare nga 5% në 25% etj.
Gjysma e ditës së dytë ju kushtua zgjedhjeve. Njoftimi për zgjedhjet e Organizatave të Shoqërisë Civile për kandidaturën e anëtarësim në MSG, u publikua më parë në faqen elektronike të EITI Shqiptar. Tre persona shprehën interes. Tre kandidatë të tjerë potencialë nga koalicioni u tërhoqën për shkaqe personale. Dy anëtarë të MSG aplikuan sërish në bazë të nenit 3 të kodit të sjelljes … “Periudha e mandatit të përfaqësuesit të shoqërisë civile në Grupin Ndërinstitucional të Punës është e rinovueshme vetëm një herë në tre vjet në përputhje me nenin 6, pika 2 e Kodit”
Megjithëse kishte pesë aplikime për pesë vende, zgjedhjet u organizuan sipas një proçesi të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë votimi.
Nga të gjithë anëtarët e komitetit ad hoc, u miratua paraprakisht një raport zyrtar i nënshkruar nga të zgjedhurit dhe i mbështetur nga lista e atyre që morën pjesë në këto zgjedhje.
Rezultatet e Zgjedhjeve: nga 18 pjesëmarrësit me të drejtë vote, 18 vota ishin të vlefshme, 0 të pavlefshme.
- Ola Mitre 16 vota
- Anila Hajnaj 16 vota
- Sami Nezaj 15 vota
- Kushtrim Simoni 13 vota
- Lorenc Gordani 15 vota
Pas zgjedhjeve, grupi i ri i Shoqërisë Civile u prezantua në mbledhjen e MSG-së, organizuar në 12 Shkurt në zyrat e Sekretariatit Kombëtar EITI.