Workshop-i i tretë Ndër-Vendor tematik për problematikat e Rentës Minerare

Workshop-i i tretë Ndër-Vendor tematik për problematikat e Rentës Minerare

Alb-EITI dhe Prezenca e OSBE në Shqipëri organizuan në datën 25 Shtator  2019 në Bashkinë Berat Workshop-in e Tretë Ndër-Vendor tematik për problematikat e Rentës Minerare.

Në Workshop morën pjesë Përfaqësues të Sekretariatit dhe MSG EITI-Shqipëri, përfqësues të Prezencës OSBE, titullarë dhe stafe të Bashkive  Berat, Kuçovë, Skrapar, Ura Vajgurore; Përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, Ministrisë së Drejtësisë, ADISA, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, AKBN, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Përkrahjes Sociale/Agjensisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Shoqërisë Civile, FIAA, ekspertë të kontraktuar nga OSBE  etj.

Në katër Bashkitë respektive  ushtrojnë aktivitet kompani për 59  Leje Minerare (në nxjerrjen e gurit gëlqeror, ranor silicor, gëlqeror i mermerizuar, gurë dekorativë etj);  si dhe në sektorin Hidrokarbur Kompania “Shell Upsteram Albania B.V.” në fazën e kërkim-zbulimit dhe në fazën e shfrytëzimit kompania “Sherwood International Petroleum” Ltd  dhe kompania “Albpetrol” sha.

Në workshop z.  Ardit Kamberi  diskutoi mbi  problematika që lidhen me Transparencën në mirëadministrimin e aktiviteteve të IN, për  Shpërndarjen dhe maksimizimin e impaktit social dhe mjedisor të Rentës në njësitë lokale; Forcimin e kapaciteteve lokale në funksion të  shfrytëzimit të  Transparencës dhe instrumenteve ligjore për vjeljen e të ardhurave që gjenerohen nga Renta minerare; Diskutimi i skenarëve më optimalë  për rishikimin e formulës shpërndarëse të Rentës Minerare, në kuadrin e një Platforme të zhvillimit afatgjatë të Zonave me Industri Nxjerrëse,  e cila është inicuar nga Qeveria Shqiptare.  Standarti i  ri  Ndërkombëtar  EITI 2019   ka inkluduar në proçedurat e  raportimit zyrtar EITI edhe treguesit e  impakteve Mjedisore dhe Sociale  të Industrisë Nxjerrëse.

Drejtuesja e Departamentit të Qeverisjes së Mirë në Prezencën e Misionit të OSBE  zj. Arianna  Briganti   theksoi  angazhimin e OSBE për të përkrahur një proçes transparent  të  zhvillimit  të qëndrueshëm, si  dhe me impakte optimale mjedisore dhe sociale të aktivitetit të Industrisë Nxjerrëse në njësitë  dhe komunitetet lokale.

Në fjalë e tyre  Kryetarët dhe Nën-Kryetarët e katër Bashkive artikuluan problematika të rakordimit të vlerave të përfituara nga renta me Drejtoritë Rajonale të Tatimeve; Impaktet reale që kane aktivitetet  e Industrisë Nxjerrëse në infrastrukturën vendore dhe në aspektin Mjedisor, kërkesat për reabilitimin progresiv mjedisor të sipërfaqeve ku zhvillohet aktiviteti nxjerrës; Nevojën për rishikimin e vlerave dhe përqindjeve përfituese nga Renta Minerare.

Në Sesionin e dytë të Workshopit  në mënyrë interaktive u diskutua ndërmjet të gjithë përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë,  Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, Drejtorisë së Përgjithëshme të Tatimeve, AKBN, lidhur me optimizimin e proçesit të përfitimit nga Renta Minerare,  si dhe të rakordimit  të të gjitha hallkave në problematikat sensitive që kanë të bëjnë me impaktin Mjedisor dhe social të IN.

Në sesionin e tretë të Workshop-it u bënë prezantime nga: përfaqësuesja e MSG EITI,  zj. Hajnaj (Qëndra Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim) – Projektin për Manaxhimin dhe shpërndarjen e Rentës Minerare në nivelet lokale;   nga përfaqësuesja  e A. Sh. D. M .F,  zj. Kelopatra Gjana; përfaqësuesi i FIAA dhe anëtari i MSG-EITI  z. Përparim Alikaj,  si dhe zj. Alketa Skëndaj – Eksperte e kontraktuar nga OSBE me Prezantimin për një Platformë bashkëpunimi ndërmjet Bashkive për Rentën Minerare dhe Projekti Pilot për këtë platformë.