Vizita e Misionit të Sekretariatit Ndërkombëtar EITI në Shqipëri, Qershor 2024

Vizita e Misionit të Sekretariatit Ndërkombëtar EITI në Shqipëri, Qershor 2024

Sekretariati Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse dhe MSG zhvilloi nje takim një ditor me ekipin e Sekretariatit Ndërkombëtar EITI Oslo të përbërë nga Z. Mark Burnett ( Drejtori në detyrë për Europën) dhe Znj. Lisa Sviland (zyrtare për rajonin)për të diskutuar dhe ndarë eksperiencat e zhvillimit dhe implementimit të Standardit EITI në Shqipëri. Në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit EITI në Shqipëri Z.Genci Tërpo trajtoi me hollësi çështjet që lidhen me veprimtarinë e institucionit dhe hapat përkatës që janë ndërmarrë lidhur me zbatimin e planit të punës në kuadrin e nismave që synojnë transparencën në fushën e industrisë nxjerrëse dhe çështjen e prioriteteve të qeverisë të cilat janë në përputhje të plotë me standardin e miratuar nga Bordi EITI në vitin 2023. Në kuadër të Planit të Punës Albeiti ka hedhur një themel të fortë për arritjen e misionin për të nxitur transparencën, për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe për të mbështetur standardet më të larta të qeverisjes në industritë nxjerrëse të Shqipërisë. Nga ana tjetër përfaqësuesit e EITI Ndërkombëtar zhvilluan takime me përfaqësuesit e MSG së Albeiti si edhe me zyrtarë të institucioneve shqiptare dhe kompanive të biznesit që ndihmojnë në zhvillimin e iniciativës EITI në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e Sekretariatit Ndërkombëtar EITI mbajtën edhe një sesion me MSG për të spjeguar kuptimin e Standardit të ri EITI 2023 dhe masat që duhet të ndërmerren për implementimin e tij në vijim në Shqipëri. Paralelisht në fokusin e punimeve një çështje me rëndësi ishte edhe mbledhja e të dhënave të nevojshme për realizminin e Raporteve EITI duke kërkuar bashkëpunimin e institucioneve shqiptare me Albeitin për të siguruar marrjen e informacioneve në kohë reale dhe publikimin e raporteve sipas afateve.