
26 Qer Vizita e Misionit të Bankës Botërore pranë institucionit të Sekretariatit Kombëtar Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse, Tiranë, Qershor 2024
Sekretariati Kombëtar Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në datën 25 qershor 2024 priti misionin e Bankës Botërore nga Washington DC, të përbërë nga përfaqësuesit e saj Znj.Nina Inamahoro ( udhëheqëse e ekipit dhe zyrtare operacionale) dhe Znj. Magdalena Chawuta ( specialiste në fushën e minierave). Misioni i Bankës Botërore u prit nga Drejtori i Përgjithëshëm i Albeiti Z. Genci Tërpo dhe nga stafi i institucionit i përbërë nga Znj. Emiljana Kola, Z. Lluka Gjergo dhe Znj. Majlinda Balla. Në këtë takim u diskutua për mbarëvajtjen dhe ecurinë e projektit të Albeitit në fushën e zhvilimit të Iniciativës EITI në Shqipëri, për progresin e bërë në deri më tani në kuadrin e implementimit të aktiviteteve si dhe për avancimin në mbledhjen e të dhënave për realizimin e Raporteve EITI. Akselerimi i veprimtarive që synojnë zbatimin e Standardit EITI të vitit 2023 në Shqipëri është misioni kryesor i institucionit të Albeiti dhe paralelisht edhe një objektiv me rëndësi i politikave të qeverisë shqiptare në tërësi. Zyrtarët e Bankës Botërore dhanë mbështetjen e tyre për të lehtësuar dhe ndihmuar institucionin dhe shtetin shqiptar në misionin si vend zbatues i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse dhe plotësimin në vazhdimësi të detyrimeve të kësaj nisme.