Viti 2016

Vendimet 

Vendimet te marra ne MSG

Vendimi i marrë Data Afati Komente Statusi Aktual
1. Të përfshihen në Raportin EITI 2015 pagesat e taksave lokale. Kufiri i materialitetit do të jetë 5000 USD. Në rast se shuma e raportuar është më e madhe se 5000 USD, taksat do të disagregohen për të kuptuar natyrën e tyre, veçanërisht ato taksa që lidhen direkt me natyrën e biznesit dhe do të rakordohen me bashkinë përkatëse. Nëse shuma në total e taksave lokale është me e vogël se 5000 USD ato nuk do të disagregohen. 29.07.2016 29.07.2016 Pa komente Të miratuara me Vendim Nr. 2, datë 29. 07. 2016
2. Të pasqyrohen në mënyrë të disagreguar në Raportin EITI 2015 pagesat e bëra për vepra publike dhe infrastrukturë sipas detyrimeve kontraktuale si dhe ato pagesa dhe investime që bëhen nga kompanitë në kuadër të përgjegjësisë sociale Kufiri i materialitetit do të jetë 5000 USD. Në rast se shuma e raportuar është me e madhe se 5000 USD, taksat do të rakordohen me përfituesit. 29.07.2016 29.07.2016 Pa komente Të miratuara me Vendim Nr. 2, datë 29. 07. 2016
3. Miratohet “Lista e Kompanive” që do të raportojnë për Raportin EITI 2015, referuar arsyetimit mbi pragun e materialitetit. 29.07.2016 29.07.2016 Pa komente Të miratuara me Vendim Nr. 2, datë 29. 07. 2016
Miratimi i Draft Strategjisë së Komunikimit EITI 2016- 2017 pas pasqyrimit të komenteve të bëra nga ana e anëtarëve të MSG-së. 31.10.2016 31.10.2016 Miratuar me Vendim nr. 3, datë 31. 10. 2016, janë reflektuar në Draft Strategjinë e komunikimit komentet që u bënë në Mbledhjen e MSG-së
Miratimi i ToR për Administratorin e Pavarur për Raportin EITI 2015 06.05.2016 06.05.2016 Pa komente I miratuar me Vendim nr.1, datë. 06.05.2016
Miratimi i TorR për Konsulencë lokale për shqyrtimin e Kuadrit Ligjor dhe Rregullator shqiptar për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse reflektimit të ndryshimeve të propozuara në mbledhje dhe të reflektuara në Vendim 06.05.2016 06.05.2016 Pa komente I miratuar me Vendim nr.1, datë. 06.05.2016
Miratimin e Raportit të Parë të Rakordimit nga Deloitte Audit Albania dhe përshkallëzimi i komunikimit zyrtar me anë të shkresave dhe telefonatave për kompanive që nuk kanë raportuar deri në këtë moment. 31.10.2016 31.10.2016 I miratuar me Vendim nr. 3, datë 31. 10. 2016, është përshkallëzuar komunikimi zyrtar me kompanitë që nuk kishin raportuar.

Vendimet 

Vendimet te marra me qarkore

Lloji i veprimit të ndërmarrë Data Afati Komente Statusi Aktual
Kërkesë për miratimin e Draft Planit të Punës 2016 03.02.2016 17.02.2016 Me komente I miratuar
Kërkesë për miratimin e Termave të Referencë për Administratorin e Pavarur 2015-2016 15.02.2016 01.03.2016 Të miratuara në Mbledhjen e MSG-së datë 06. 05. 2016
Kërkohet miratimi i ToR për Strategjinë e Komunikimit 2016-2017 04.07.2016 13.07.2016 Pa komente I miratuar

Detyra

Çështje të tjera me miratim të MSG-së

Lloji i veprimit të ndërmarrë Data Afati Komente Statusi Aktual
Dërgohen komente, ide dhe propozime për Draft të Udhërrëfyesit për Përfituesit Realë/Draft Beneficial Ownership Roadmap. Email datë 09.11.2016 01.12.2016 Në zhvillim e sipër
Dërguar informacion SHC i nisur nga BB në lidhje me shqetësimin e ngritur për mungesën e financimeve dhe janë kërkuar rekomandime. Email datë 05. 02. 2016 05.02.2016 Pa komente Pa përgjigje nga ana e Shoqërisë Civile
Kërkohen komentet nga SHC në lidhje me Draft ToR për MSG-në për të cilat u ra dakort në Mbledhjen e MSG-së, datë 06. 05. 2016. Email datë 09. 05. 2016 13.05.2016 Përgjigje në datë 16.05.2016 Janë dërguar komentet nga shoqëria civile një pjesë e të cilave janë pasqyruar në ToR. Aktualisht priten komentet nga EITI Oslo për të vazhduar me miratimin e tyre tek Ministri.
Kërkohet Kodi i Etikës i sigluar nga gjithë anëtarë e Grupimit të Shoqërisë Civile. Email datë 30. 05. 2016 Nuk është dërguar akoma nga ana e Shoqërisë Civile Kodi i Etikës i sigluar
Kërkohet konfirmim për pjesëmarrje në Projektin Pilot që do urganizohet nga EITI Oslo për Transparencë në tregëtinë e produkteve të Industrisë Nxjerrëse. Email datë 28. 06. 2016 05.07.2016 Me komente I miratuar

Shënim: Formati në audio i Minutave të Takimeve të MSG-së do të jetë i disponueshëm nga data 06.05.2016. Ky format mund tju vihet ne dispozicion ne baze te kerkeses se bere nga ju ne adresen tone te e-mail: sekretariati@albeiti.gov.al