Vendimet e Grupit Ndërinstitucional të Punës – 29 Korrik 2016

Vendimet e Grupit Ndërinstitucional të Punës – 29 Korrik 2016


Në mbledhjen e Bordit të Grupit Ndërinstitucional të Punës (MSG), mbajtur më 29 korrik 2016, vendimet si më poshtë u propozuan dhe u miratuan nga bordi:

Miratuar:

Të përfshihen në Raportin EITI 2015 pagesat e taksave lokale. Kufiri i materialitetit do të jetë 5000 USD. Në rast se shuma e raportuar është me e madhe se 5000 USD, taksat do të disagregohen për të kuptuar natyrën e tyre, veçanërisht ato taksa që lidhen direkt me natyrën e biznesit  dhe do të rakordohen me bashkinë përkatëse.  Nëse shuma në total e taksave lokale është më e vogël se 5000 USD ato nuk do të disagregohen.

​Të pasqyrohen në mënyrë të disagreguar në Raportin EITI 2015 pagesat e bëra për vepra publike dhe infrastrukturë sipas detyrimeve kontraktuale si dhe ato pagesa dhe investime që bëhen nga kompanitë në kuadër të përgjegjësisë sociale, kufiri i materialitetit do të jetë 5000 USD. Në rast se shuma e raportuar është më e madhe se 5000 USD, taksat do të rakordohen me përfituesit.

Miratohet “Lista e Kompanive” që do të raportojnë për Raportin EITI 2015, referuar arsyetimit mbi pragun e materialitetit. Arsyetimi mbi pragun e materialitetit + Lista i bashkangjiten ketij vendimi.