Vendet implementuese angazhohen për të forcuar zërin e tyre

Vendet implementuese angazhohen për të forcuar zërin e tyre

Anna Herbert de la Portbarré

Ky artikull u publikua fillimisht në faqen e internetit të Sekretariatit Ndërkombëtar EITI (eiti.org)

Koordinatorët Kombëtarë të vendeve EITI u takuan në Lima javën e kaluar.

“Disa muaj më parë u hasën kundërshtime të mëdha në lidhje me pronësinë e vërtetë, por tani Qeveria e Afganistanit është angazhuar të publikojë pronarët e vërtetë të burimeve natyrore në vend dhe po merren masa për ndryshimin e legjislacionit ‘ deklaroi Masood Anwari, Koordinatori Kombëtar i Afganistanit. Kjo deklaratë ngriti optimizmin ndaj angazhimit për përmirësimin e qeverisjes, në takimin e Koordinatorëve Kombëtarë EITI, mbajtur në Lima, Peru më 23 Shkurt 2016.

Përfaqësuesit e 32 vendeve implementuese EITI të pasura në burime natyrore, si dhe Gjermania e cila u pranua në EITI më 24 Shkurt 2016, u takuan për të diskutuar ndryshimet në standartin e industrisë për transparencë në sektorin e naftës, gazit dhe minierave.

Standarti EITI

Për ta bërë më të lehtë në përdorim Standarti EITI 2016 u ristrukturua në përputhje me zinxhirin e vlerave të industrisë nxjerrëse dhe ndjek burimet natyrore nga shpërndarja e licencave deri tek shpërndarja e të ardhurave. . “Dispozitat Integruese” do të lejojnë vendet implementuese të integrojnë më mirë raportimin EITI në sisteme qeveritare transparente dhe të fuqishme. Janë bërë edhe disa përmirësime të tjera të vogla të kërkesave.

Megjithatë, ajo ç’ka hasi më shumë diskutim ishte dispozita e re për pronësinë e vërtetë. Pronësia e vërtetë kërkon të identifikojë pronarët e vërtetë të kompanive që kanë fituar të drejtën për nxjerrjen e burimeve të naftës, gazit dhe minerale.

Në vitin 2013, Bordi EITI ra dakord që EITI në të ardhmen duhet të kërkojë zbulimin e pronësisë së vërtetë dhe në lidhje me këtë dispozita të reja janë përfshirë në Standartin EITI 2016. Që nga 1 janari 2020, kërkohet që vendet zbatuese të kërkojnë, dhe kompanitë të raportojnë, informacione mbi pronësinë e vërtetë për përfshirje në Raportin EITI.

Vendet zbatuese e mbështetën këtë, por deklaruan nevojën për mbështetje të mëtejshme dhe udhëzime se si të: përcaktohet pronësia e vërtetë, hartimin e legjislacionit përkatës, njoftimin e kompanive lidhur me këtë çështje, trajtimin e rasteve të personave të ekspozuar politikisht, verifikimin e informacionit të paraqitur dhe analizimin e mangësive duke pasur parasysh kërkesat e Standardit.

Gjithashtu u diskutuan, proçedurat e reja të validimit, shqyrtimi i financimit të Sekretariatit Ndërkombëtar dhe udhëzimet koordinuese për vendet zbatuese.

Lidhur me çështjen e procedurave të reja të validimit, u theksua nevoja për një kohë të përshtatshme të kalimit deri në implementimin e Standartit të ri. Duke pasur parasysh rënien e kohëve të fundit në contribute dhe të ardhura, vendeve zbatuese iu kërkua që të angazhohen plotësisht në shqyrtimin e vazhdueshëm të financimit të EITI ndërkombëtarisht.

Shkëmbimi i informacionit dhe përfaqësimi i njëri-tjetrit

Së fundi, udhëzimet për vendet zbatuese, të cilat kanë për qëllim të përmirësojnë shkëmbimin efektiv të informacionit dhe marrjen e reagimeve të dyanshme mes përfaqësuesve të vendeve implementuese në Bord u miratuan në parim.

Duke reflektuar për kohën e saj si Drejtuese e EITI-t gjatë 5 viteve të fundit, Znj. Clare Short mbylli takimin duke vënë në dukje se katër sfidat për vendet zbatuese mbeten nevoja për të integruar më mirë raportimin EITI në sisteme qeveritare transparente dhe të fuqishme; të  kthejnë rekomandimet në reforma; progresi në kuadër të pronësisë së vërtetë dhe përmirësimi i përfshirjes së qeverive zbatuese, parlamentarëve dhe qytetarëve.