TREGUESIT TEKNIKË
Punimet për ndërtimin e tij nisën në vitin 1967. Ky impiant është vënë në punë në dy faza: Ag. 1, 2 dhe 3 në vitin 1970, ndërsa Ag.4 & 5 në vitin 1975. HEC Vau i Dejës është i tipit me digë dhe liqen.Për krijimin e liqenit të Vaut të Dejës janë ndërtuar 3 diga të veçanta:
Diga e Qyrsaqit, me lartësi 46.4m dhe gjatësi 440m, është e tipit; pjesërisht gravitacionale prej betoni dhe pjesërisht me mbushje me material vendi të formacionit gëlqeror. Në pjesën prej betoni të Digës janë vendosur 4 shkarkuesit sipërfaqësorë me portat radiale, si dhe Vepra e Marrjes me dy porta me segmente nga të cilat dalin 5 tubacionet e prurjes së ujit në agregatet e centralit. Kapaciteti maksimal i shkakruesve është 3500 m3/s ndërsa kapaciteti i përpunimit të ujit në agregatë është 4 X 113 m3/s.
Diga e Zadejës, me lartësi 60m dhe gjatësi 390m, është e tipit me mbushje me material vendi të formacionit gëlqeror.Në këtë digë ndodhet edhe një shkarkues me tunel dhe portë me segmente që ka një kapacitet prej 3200 m3/s.
Diga e Rragamit ka një lartësi 34m dhe gjatësi 320 m. Kjo digë është e tipit me mbushje me material vendi të formacionit gëlqeror dhe flish. Në këtë dige nuk ndodhen vepra hidrike, ajo shërben vetëm si barrierë për mbajtjen e ujit.
Vëllimi maksimal i liqenit të Vaut të Dejës është 580 milion m3, sipërfaqja e tij është 25 km2 dhe ai ngjitet nga gryka e Vaut të Dejës për rreth 27km në luginën e Lumit Drin, deri në afërsi të hidrocentralit të Komanit.
Niveli maksimal i lejuar i ujit në liqen është 76m nnd ndërsa niveli minimal i operimit është 61m nnd.Vëllimi aktiv i liqenit është 263 milionë m3 ujë.HEC-Vau i Dejës si pjesë e kaskadës së Drinit është parashikuar si vepër e klasit të parë përsa i përket nivelit të rrezikut. Prurja maksimale, me siguri, 1 herë në 10000 vjet është llogaritur 10000 m3/sek.Aftësia shkarkuese e përgjithshme e Hec Vau Dejës në kuotën 76 m është rreth 7500 m3/sek.
TREGUESIT E SHFRYTËZIMIT
Agregatët e centralit kanë turbina “Francis” vertikale me fuqi 50 MW secila, gjeneratorë sinkron 3- fazorë dhe transformatorë ngritës për lidhjen me nënstacionin.Fuqia totale e HEC-it është 250 MW. Në ndërtesën e Centralit janë montuar gjithashtu pajisjet ndihmëse, dhe të kontollit e monitorimit.Hidrocentrali ka një rënie prej 54m dhe prurje mesatare prej 113 m3/sek për çdo agregat. Prodhimi mesatar vjetor është rreth 1000 GWh. Hidrocentrali u ndërtua me paisje dhe materiale teknologjike kineze, por gjatë viteve 2003-2007 është kryer rehabilitimi i plotë i hidrocentralit nga Andritz për pajisjet mekanike dhe Alstom për impiantet elektrike dhe kontrollin Nënstacioni me pajisjet e transmetimit, komandimit dhe mbrojtjes, mundëson lidhjen me Sistemin Energjetik nëpërmjet linjave 220Kv (Vau i Dejës-Tiranë, Vau i Dejës-Koman, Vau i Dejës-Elbasan,).