03 Sht Validimi EITI i Shqipërisë 2021: Thirrje për pikëpamje mbi angazhimin e Palëve të Interesit
Shqipëria u bashkua me EITI në 2009. Në qershor 2019, Validimi i dytë i Shqipërisë bazuar në Standartin 2016 vendosi se Shqipëria kishte bërë “Përparim Domethënës me Përmirësime të Konsiderueshme në zbatimin e Standardit EITI”. Validimi i radhës i Shqipërisë bazuar në Standartin EITI 2019 është planifikuar të fillojë më 1 tetor 2021.
Në përputhje me procedurën e Validimit, Sekretariati Ndërkombëtar EITI po kërkon pikëpamjet e palëve të interesit mbi përparimin e Shqipërisë në zbatimin e Standardit EITI nga qershori 2019 deri në tetor 2021. Palëve të interesuara u kërkohet të dërgojnë pikëpamje te Christoffer Claussen (Cclaussen@eiti.org) dhe Hugo Paret ( Hparet@eiti.org) deri më 1 tetor 2021.
Ju lutemi gjeni bashkangjitur pyetjet më të hollësishme për konsultimin publik.