Tryezë e rrumbullakët me rajonin e Euroazisë dhe Azisë Juglindore

Tryezë e rrumbullakët me rajonin e Euroazisë dhe Azisë Juglindore

Sekretariati Ndërkombëtar EITI në Oslo organizoi në datë 23 Nëntor 2021, një tryezë diskutimi mbi shkëmbimin e njohurive për Ndërmarrjet Shtetërore në lidhje me praktikat më të mira në rajonin e Euroazisë dhe Azisë Juglindore.

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë që ka transparenca në ndërmarrjet shtetërore për një menaxhim efikas të sektorit nxjerrës; si Nisma EITI mbështet reformat dhe ku shteteve, ndërmarrjeve shtetërore dhe palëve të treta të kontaktuara i kërkohet të publikojnë informacione shpjeguese me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimit të publikut dhe diskutimeve rreth çështjeve të qëndrueshmërisë së të ardhurave dhe varësisë së burimeve.

Përfaqësuesit e rajonit të Euroazisë dhe Azisë Juglindore gjithashtu diskutuan dhe mbi krizën klimatike dhe ku kërkohet reduktimi i përdorimit të lëndëve djegëse fosile, në mënyrë që bota të qëndrojë në rrugën e duhur ndaj rritjes globale të temperaturave.