Tryezë e rrumbullakët me Operatorët e Industrive Nxjerrëse në Kukës

Tryezë e rrumbullakët me Operatorët e Industrive Nxjerrëse në Kukës

Në datën 13 Dhjetor 2016, EITI Albania në bashkëpunim me perfaqesuesit e Drejtorisë së Politikave Minerare në Ministrine e Energjisë dhe Industrisë dhe Prefekturën e Qarkut Kukës, organizuan tryezen e rrumbullakët me Operatorët e Industrive Nxjerrëse që operojnë në këtë qark. Në thelb të takimit ishte nisma EITI, përfitimet që ka industria nga raportimet dhe pjesëmarrja në EITI, licensa sociale që marrin nga komuniteti, vështiresitë konkrete në proçesin e raportimit, si dhe u sqaruan paqartësi të lidhura me detaje te raportimit. Më pas problematikat që lidhen me qeverisjen e sektorit dhe sfidat e operatoreve në terren u diskutuan me Z. Mehmet Hasanlami, Drejtori i politikave në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.