26 Pri Transparenca qeverisja e mire dhe rritja e kapaciteteve të burimeve të rinovueshme
Drejtuesi i Sekretariatit Kombëtar Eiti në Shqipëri Z. Genci Tërpo mori pjesë si panelist në sesionin e vecantë me temë “”Pse transparenca ka rëndësi në rritjen e burimeve të rinovueshme në sektorin energjitik”-organizuar nga Sekretariati Ndërkombëtar EITI në Oslo. Sesioni pati një pjesëmarrje shumë të gjerë në mbarë botën dhe paralelisht u transmetua në kanalin You Tube të Eiti Nëdrkombëtar. Në këtë sesion Z. Tërpo referoi lidhur me rëndësinë që kanë burimet e rinovueshme në kuadrin e sigurisë energjitike dhe në rolin që ka iniciativa Eiti në Shqipëri për të ndikuar në zhvillimin e kapaciteteve në fushën e industrisë nxjerrëse duke përfshirë dhe sektorin e energjisë së rinovueshme.
Sesioni i plotë mund të ndiqet në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=_9QQRieosXM