27 Qer Trajnim mbi Nismën EITI – KFOS dhe Euroasia Hub
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) së bashku me Eurasia Hub organizuan ditën e premte dhe të shtunë, datë 24-25 Qershor 2016, në Durrës, një trajnim 2 ditor për grupet e interesit së Kosovës, mbi Nismën për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse EITI.
Trajnuesit nga Eurasia Hub, Z. Ingilab Ahmadov dhe Z. Farid Guliyev trajtuan për pjesëmarrësit çështjet si: Standarti EITI, ndryshimet thelbësore në Standartin EITI 2016; Njohuri lidhur me shtyllat dhe veprimtaritë kyçe të EITI; Të kuptuarit e kushteve që mundësojnë themelimin e grupit shumëpalësh të interesit MSG; Përparimet dhe mangësitë në zbatimin EITI në vendet e Euroazisë që janë prodhuese të gazit dhe mineraleve; EITI dhe mundësitë për investimet e huaja direkte; Pse është e rëndësishme transparenca në vendet nxjerrëse; Roli i veçantë i shoqërisë civile në implementimin EITI, etj.
EITI Shqipëri mori pjesë në këtë prezantim për të përcjellë tek te pranishmit progresin e vendit tonë në EITI. Sfidat qe nga perpilimi i Raporteve te para te Rakordimit per vitet 2009 dhe 2010; anetarësimin e Shqiperise ne EITI; perpilimin me tej te 4 raporteve vijuese EITI 2011, EITI 2012, EITI 2013 dhe 2014 ne perputhje me Standartin EITI 2013, si dhe zgjerimin e sferes EITI duke perfshire per here te pare ne Raportin EITI te viteve 2013 dhe 2014 sektorin hidroenergjetik.