Takimi i Koordinatorëve Kombëtarë të vendeve EITI në Gjenevë, Zvicër ne datat 17-18 Qershor 2024

Takimi i Koordinatorëve Kombëtarë të vendeve EITI në Gjenevë, Zvicër ne datat 17-18 Qershor 2024

EITI, në partneritet me Bankën Botërore dhe Qeverinë e Zvicrës, të përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), organizuan në datat 17-19 qershor 2024 në Gjenevë, një takim për mësimin e ndërsjellë duke mbledhur Koordinatorët Kombëtarë dhe përfaqësuesit e grupeve shumëpalëshe të EITI (MSG) për të shkëmbyer praktika të mira, mundësi dhe sfida të përbashkëta. Në këtë takim mori pjesë gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Albeiti, Z. Genci Tërpo.

Objektivi i takimit të Koordinatorëve Kombëtarë të EITI ishte të nxisë një kuptim të përbashkët të kontekstit global në zhvillim në lidhje me qeverisjen e sektorit nxjerrës dhe implikimet për zbatimin e EITI. Përmes mësimit dhe shkëmbimit të ndërsjellë, takimi krijoi mundësi për të ndërtuar kapacitet mbi prioritetet strategjike të EITI dhe Standardin EITI 2023.