12 Kor Takimi i katërt për Validimin midis Sekretariatit Ndërkombëtar EITI dhe Shqipërisë
Në vazhdën e takimeve online me përfaqësuesit e Sekretariatit Ndërkombëtar EITI lidhur me procesin e Validimit të tretë të aktivitetit EITI në Shqipëri, në 12 Korrik 2021, përfaqësues të Grupit Ndërinstitucional të Punës (MSG), Sekretariatit Kombëtar EITI si dhe përfaqësuesi zyrtarë i kompanisë Deloitte Albania, që punuan në cilësinë e Administratorit të Pavarur mbi Raportin EITI 2017-2018, morrën pjesë në prezantimin e Kërkesës 4 të Standartit EITI, në lidhje me mbledhjen e të ardhurave.
Publikimi gjithëpërfshirës i pagesave të shoqërive dhe të ardhurave të qeverisë nga industria nxjerrëse në Raportet EITI është në përmbushje të pritshmërive dhe ku secila Palë do të angazhohet drejtpërdrejtë për plotësimin e kërkesave që rrjedhin si detyrime gjatë procesit të Validimit.
