26 Gus Takime mbi raportimin EITI 2015
Sekretariati Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse gjatë muajit Gusht 2016 zhvilloi një seri takimesh në zonat ku operon industria nxjerrëse, me grupet e interesit si: përfaqësues të kompanive që operojnë në industrinë nxjerrëse, përfaqësues të pushtetit vendor, shoqërinë civile që operon në zonat e industrisë nxjerrëse, në kuadër të realizimit të Raportit EITI 2015, të raportimit nga kompanitë të të dhënave sipas kërkesave EITI. Takimet u mbajtën në qytetet: Pogradec, Korçë, Rrëshen, Pukë, Elbasan, Librazhd, Kukës, Has, Tropojë, Urë Vajgurore, Berat, Skrapar, Patos, Fier, Vlorë, Selenicë. Në qytetet e Bulqizës dhe të Fierit, si dy zona ku është përqëndruar më shumë industria nxjerrëse me numrin më të madh të kompanive operuese në sektor, përkatësisht industria minerare në Bulqizë dhe industria e naftës në Patos, Marinzë, u zhvilluan dy seminare informuese për grupet e interesit.
Ne këto takimeve u fol rreth :
- Informacionit të kërkuar në Raportin EITI 2015, mbi mënyrën e plotësimit të formularëve dhe mënyrën e dhënies së informacionit që duhet të raportojnë.
- Dhënia e informacionit për EITI dhe Standartin e tij sipas të cilit kompanitë operuese në zonat e industrisë nxjerrëse, duhet të raportojnë.
- U diskutua me organet e pushtetit vendor lidhur me pagesat që kompanitë kryejnë ndaj pushtetit vendor, investimet në komunitet, renta minerare e përfituar, etj.
Takimet me shoqërinë civile që vepron në këto zona per të na mundësuar vlerësimin e situatës, nevojat, problematikat që qytetaret paraqesin, lidhur me punësimin ne industrinë nxjerrëse, investimet në komunitet, etj.
[su_slider source=”media: 3768,3767,3766″ limit=”24″ width=”580″ height=”500″ title=”no”]