Takim në kuadrin e raportimit për Raportin EITI 2015 – Rrëshen

Takim në kuadrin e raportimit për Raportin EITI 2015 – Rrëshen

Në 22 Nëntor 2016, në rrethin e Rrëshenit, Sekretariati Shqiptar EITI zhvilloi takime të drejtpërdrejta në kantieret e punës, me drejtuesit e subjekteve “Miniera Brajani 2013” dhe “Ayen Enerji A.S”. Pas raportimeve të deritanishme që kemi marrë nga Administratori i Pavarur, Deloitte Audit Albania, rezultojnë disa kompani operuese në sektorin e industrive nxjerrëse që nuk kanë raportuar të dhënat e pagesave të kryera në shtet për vitin fiskal 2015. Sekretariati Shqiptar EITI është i vendosur të inkurajoj të gjitha kompanitë që nuk kanë raportuar ende se Raportimi EITI së pari është një detyrim ligjor që kërkon transparencën e të ardhurave nga industria nxjerrëse dhe së dyti është një prestigj i madh për të kontribuuar në transparencën e plotë të këtij sektori.

[su_slider source=”media: 4285,4284″ limit=”24″ width=”900″ height=”900″ title=”no”]