04 Maj Takim me përfaqësues të industrisë minerare
Mining Shared Value, një sipërmarrje e Inxhinierëve pa Kufij, Kanada dhe Deutche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) me mbështetjen e Sekretariatit Shqiptar EITI, më 3 Maj 2016, në “Rogner Hotel Tirana” zhvilloi një takim joformal, për prezantimin e projektit mbi “Krijimin e një Sistemi të Standartizuar Raportimi mbi prokurimin publik në nivel lokal në zonat minerare”. Në takim ishin të pranishëm përfaqësues nga institucionet shtetërore qëndrore si: Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, pushteti vendor i zonave ku operon industria minerare, përfaqësues nga kompanitë minerare, shoqëria civile, fakulteti i Gjeologji Minierave, etj.
Projekti ka për qëllim të pasqyrojë mundësitë dhe sfidat që kompanitë minerare kanë në lidhje me blerjen dhe raportimin mbi mallrat dhe shërbimet e blera nga kompanitë lokale.
Nëpërmjet zhvillimit të takimeve me kompanitë minerare dhe njohjes me mënyrat se si ata e trajtojnë këtë çështje, do të zhvillohet një standart i cili mund të ofrojë udhëzime se si prokurimi vendor mund të plotësojë nevojat e minierave dhe njëherësh edhe pritshmëritë e komuniteteve lokale.
Përmes prokurimit publik në nivel lokal, kompanitë mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komuniteteve dhe të mbështesin interesat afatgjata të minierave.
Kompanitë që ndajnë prespektivën e tyre për këtë projekt do të ndihmojnë në zhvillimin e një dokumenti faktik për të gjitha kompanitë për raportim dhe zbatim.
[su_slider source=”media: 2990,2985,2984,2983,3012,3011″ limit=”6″]