04 Nën Takim me komunitetin ne zonën e Marinzës, Roskovec
Në datën 02 Nëntor 2016 në zonën e Marinzës, Bashkia Roskovec u organizua një takim me banorë të zonës në kuadrin e takimeve, kontakteve, shpërndarjes dhe përdorimit të informacionit EITI më gjerë në komunitetet e zonave të industrisë nxjerrëse.
Një takim dhe ballafaqim i drejtpërdrejtë me komunitetin dhe problemet e dala në këtë zonë naftëmbajtëse si zonë e pasur për industrinë nxjerrëse. Pjesëmarrja e gjerë nga mjaft banorë dhe përfaqësues të komunitetit dhe përfaqësues të Sekretariatit EITI Shqipëri, të shoqërive të ndryshme civile të zonës dhe të CAO ( Compliance Advisor Ombudsman), të pushtetit vendor tregoi interes për prezantimet dhe informacionet, botimet e broshurat EITI me të dhëna e shifra konkrete për të ardhurat e grumbulluara nga pushteti vendor ne atë zone e më gjerë, mbështetja me fonde buxhetore si dhe fondet shtesë nga renta minerare e përfituar për vitet e fundit. Këto raportime nga përfaqësuesit e Sekretariatit EITI Shqipëri dhe kompanisë Bankers nxiten më tej diskutimet për përdorimin e te ardhurave për nevojat e komunitetit si dhe problemet e ndotjes së ambientit dhe të punësimit që kërkohet të ketë me tepër vëmendje dhe përparësi në periudhat pasardhëse. Pushteti vendor përmes N/Kryetarit të Bashkisë Roskovec pasqyroi punën e bërë deri tani dhe vlerësoi problemet e ngritura nga komuniteti me qëllim shqyrtimi të tyre në plotësim të nevojave e kërkesave të komunitetit duke evidentuar edhe transparencën e projektet e reja që ka Bashkia në vijim të punës e fondeve në dispozicion për atë zonë.
Takimi ishte frytdhënës për një rritje më të lartë të njohjes së situatës, miradministrimit të fondeve si dhe ballafaqimeve e diskutimeve të hapura dhe me transparencë për shifrat, të dhënat e punën e kryer që kërkohen të njihen e diskutohen në vijueshmëri me komunitetin.
[su_slider source=”media: 3839,3838,3837″ limit=”24″ width=”660″ height=”580″ title=”no”]