Takim mbi Problematikat dhe sfidat e zgjidhjes së mosmarrveshjeve ndërmjet Bizneseve dhe Komuniteteve

Takim mbi Problematikat dhe sfidat e zgjidhjes së mosmarrveshjeve ndërmjet Bizneseve dhe Komuniteteve

Në datën 20 Shtator 2018 CAO ( The Compliance Advisor Ombudsman – me qëndër në Washington D.C. ),  pjesë e Grupit të Bankës Botërore, IFC, me praninë e përfaqësuesve të  Bankës Botërore,  Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, Sekretariatit Kombëtar EITI, përfaqësuesve të Biznesit në Industritë Nxjerrëse, Kryertarë Bashkish dhe përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave ambjentale etj. organizuan në Tiranë një  Tryezë të Rrumbullakët,  me fokus në optimizimin dhe  adresimin në formën e duhur të problematikave që shfaqen në komunitetet tona, si dhe në proçesin e negocimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet komuniteteve dhe bizneseve që operojnë në këto zona.  

Përfaqësues të zyrës së CAO në Washington dhe në Tiranë diskutuan  në Panelin e Takimit mbi format dhe avantazhet e proçeseve të negocimit të mosmarrveshjeve,  si një nga format alternative që kanë rezultuar të suksesshme, duke referuar edhe rastin e negocimit të problematikave të Kompanisë Bankers Petroleum me komunitetin në zonën e Zharrëzës etj.

Përfaqësuesit e CAO,  zj. Gina Barbieri dhe z. Rasim Gjoka  prezantuan arritjet e proçesit të negocimit,  me ndërmjetësimin e ekspertëve të CAO,  në rastin e problematikave të aktivitetit të Bakers Petroleum Ltd. në zonën  Zharrrëzës, duke detajuar  proçeset komplekse katër vjeçare të  takimeve të përbashkëta, negociatat dhe trajnimet e organizuara nga CAO,  me Komunitetin dhe Bankers Petroleum Ltd., me fokus në vlerësimin teknik të lëkundjeve të tokës në zonën e Zharrëzës, ndotjen e mjedisit dhe investimet sociale, duke vënë theksin në rëndësinë që  ka Dialogu në rrethanat e mosmarrëveshjeve ndërmjet  palëve dhe rezultatet pozitive  nga ky proçes dialogu.  

Në Panelin e takimit referuan edhe përfaqësues të IFC, shoqërisë Civile dhe përfaqësues të biznesit në Industrinë Hidrokarbure – Bankers Petroleum.

Drejtuesi i Sekretariatit Kombëtar EITI Shqipëri z. Ardit Kamberi,  në fjalën e tij në Panel,  theksoi se Zgjidhja e një konflikti nuk është Çështje Fitoreje apo Humbje e një pale apo e një tjetre.

Ky proçes kompleks është arritja e të Kuptuarit dhe të Lejuarit që Veprimet e palëve të konvergojnë në një rezultat të drejtë dhe optimal.

Sekretariati Kombëtar EITI është pikërisht organizmi shtetëror,  i cili në mënyrë institucionale të integruar, inreaktive dhe harmonike,  lidh tre  brinjët e Trekëndëshit: Qeveri, Biznes dhe Shoqërinë Civile, duke krijuar sinergjinë e nevojshme ndërmjet tyre,  për zgjidhjen e sfidave për një zhvillim të qëndrueshëm.

Z. Kamberi theksoi se Transparenca ngushton hapsirat e Korrupsionit, ndërsa Qeverisja e mirë shkon me larg se thjesht Transparenca, në formatin e Hapur të saj, duke përfshirë në vendimarrje të gjithë grupeve të interesit. Ndërsa Transparenca është e drejta për tu informuar, Formati i Hapur është e Drejta e pjesëmarrjes.

Shqipëria aktualisht si i vetmi shtet në Rajon si anëtar i EITI Ndërkombëtar,  evidenton një angazhim të plotë politik të Qeverisë Shqiptare për promovimin e Transparencës dhe mirëadministrimin e burimeve natyrore në vend, duke përdorur standartet ndërkombëtare EITI.

Në kuadër  të takimeve me Strukturat Lokale,  gjatë vitit 2018,  nga ana e Sekretariatit Kombëtar EITI Shqipëri janë  realizuar  takime  të shumta me përfaqësues të Pushtetit Lokal,  për të diskutuar mbi problemet lidhur me kontributin e industrisë nxjerrëse dhe konçesioneve në sektorin elektro-energjitik në këto Bashki, Impaktin social dhe mjedisor të të ardhurave nga Renta Minerare,  efektivitetin e fondeve të gjeneruara nga renta minerare, si dhe problematikat që lidhen me proçesin e deklarimit dhe të transparencës të bizneseve minerare,  në konformitet me  Standartin EITI.

Në takim u bënë diskutime të shumta nga përfaqësues të pushtetit Lokal, institucioneve shtetërore, përfaqësues të komuniteteve dhe shoqërisë civile, në kontekstin e konsolidimit të formave demokratike të zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve dhe problematikave që gjenerohen në komunitetet lokale nga aktivitetet e biznesit, si dhe gjetja e solucioneve për të bashkuar palët dhe grupet e interesit në një proçes zhvillimi ekonomik, me impakte pozitive sociale edhe mjedisore në vend.