18 Qer Takim i MSG në funksion të prioriteteve EITI
Në datë 17 Qershor 2021, u organizua mbledhja e MSG (Grupit Ndërinstitucional të Punës EITI), ku morrën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, AKBN, Entit Rregullator të Energjisë, Shoqatës së Investitorëve të Huaj (FIAA), Shërbimit Gjeologjik Shqiptar si dhe përfaqësues të Bisnesit dhe Shoqërisë Civile.
Ky takim nisi me prezantimin e Drejtuesit të ri të Sekretariatit Kombëtar EITI, znj. Matilda Kërçaku. Në fjalën e saj, znj. Kërçaku vlerësoi punën pozitive dhe se duke gjetur një angazhim dhe gatishmëri të plotë do të vijojmë ta çojmë përpara zbatimin e proçesin EITI në Shqipëri.
Në kuadrin e procesit të Validimit të tretë ndërkombëtar të aktivitetit EITI në Shqipëri që do të organizohet në muajin tetor 2021 dhe në funksion të Axhendës së takimit të MSG, u miratua ngritja e Grupit të Punës, me përbërje të tre grupeve të interesit, për të ndjekur në vijimësi adresimin e rekomandimeve të lëna nga Misioni i Validimit dhe zbatimit në përputhje me Standartin EITI.
Po në këtë kontekst, u diskutua në mënyrë të detajuar miratimi i Listës së Kompanive që do të raportojnë për Raportet EITI 2019-2020.