Takim i MSG ne Fier

Takim i MSG ne Fier

Me date 2 Prill 2015, Grupi Nderinstitucional te Punes te EITI Shqiptar zhvilloi takimin e radhes se MSG ne ambjentet e kompanise Bankers Petroleum ne qytetin e Fierit.

Ne fillim te takimit Presidenti dhe Drejtori Ekzekutiv i kompanise Bankers Petroleum Z. David French, beri nje prezantim te kompanise Bankers Petroleum, objektivave dhe arritjeve te kompanise, situaten ne vend, mbeshtetjen e kompanise ndaj komunitetit.

Me tej fjalen e mbajti kryetari i Grupit Nderinstitucional te Punes, Zv. Ministri i Energjise dhe Industrise Z. Ilir Bejtja, mbi situaten e hidrokarbure ne vend, veprimtarine e EITI dhe bashkepunimin me kompanite hidrokarbure, mbeshtetjen e komunitetit.

Znj. Dorina Cinari, Drejtuese e Sekretariatit EITI ne Shqiperi ne fjalen e saj theksoi implementimin e Standarteve EITI, kerkesa te rendesishme per vendosjen e transparences ne industrine nxjerrese.

Me tej takimi i Grupit Nderinstitucional te Punes, vijoi me diskutime mbi studimet te cilat Sekretariati EITI Shqiptar pritet te publikoje se fundmi, Studimi mbi Hidroenergjine, perfshirja e burimeve Hidroenergjetike ne raportet EITI si dhe Studimi mbi sistemin e integruar te te dhenave EITI.

Pas takimit anetaret e Grupit Nderinstitucional te Punes dhe Stafi i sekretariatit EITI Shqiptar te shoqeruar nga punonjes te kompanise Bankers Petroleum vizituan zonen e Patos – Marinzes, per te pare nga afer teknologjine e shpimit dhe shfrytezimit te naftes, punen dhe rregullat e sigurimit teknik te zbatuara ne terren.

takimi msg fier 1