16 Maj Takim i MSG dhe Sekretariatit Kombëtar EITI lidhur me Planet e Veprimit për optimizimin e Corrective Actions të dala nga Proçesi Ndërkombëtar i Validimit
Grupi Ndërinstitucional i Punës, (MSG-ja EITI Shqipëri) dhe Sekretariati Kombëtar EITI në datën 15. 05. 2018, në ambjentet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, zhvilluan Takimin me fokus në proçesin e diskutimeve për masat e mara lidhur me Veprimet Korrigjuese (Corrective Actions) të dala nga Proçesi Ndërkombëtar i Validimit, i finalizuar në Shkurt të vitit 2018, me Vendimin e Bordit EITI, i cili konkludoi se Shqipëria kishte bërë “Progres Domethënës” në implementimin e Standartit EITI në Shqipëri.
Në konkluzion të proçesit të Validimit Bordi Ndërkombëtar EITI prezantoi një matricë Veprimesh Korrigjuese, të cilat duhet të proçesohen në vijim, me objektivin që cilësia e implementimit të Standartit Ndërkombëtar EITI në Shqipëri të rritet në mënyrë progresive.
Në kuadër të këtyre masave optimizuese, nga ana e MSG dhe Sekretariatit Kombëtar EITI u diskutua në detaje dhe u dakordësua mbi Planin e Veprimit (Action Plan) të paraqitur zyrtarisht nga Shoqëria Civile.
Në takim u diskutuan dhe u dakordësua mbi proçedurat që do të ndiqen në vijim për mënyrën e përzgjedhjes dhe vlerësimin e performancës së Anëtarëve të MSG-së shqiptare, gjithashtu për bërjen publike dhe transparente të proçedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të përfaqësuesve të MSG.
Në kontekstin e zhvillimeve aktuale, si dhe detyrave të lëna nga proçesi i Validimit, në Axhendën e takimit një pikë e rëndësishme ishte diskutimi mbi përmirësimin e formatit të Funksionimit të MSG-së, rikonfigurimi i anëtarëve të këtij grupi pune dhe përfshirja e Albpetrol si anëtar me të drejta të plota në MSG, marrë në konsideratë peshën e rëndësishme që ka Albeptrol në raportimin konform Standartit EITI, në sektorin Hidrokarbur.
Nga ana e përfaqësuesve të Sekretariatit Kombëtar EITI u prezantua dhe ecuria e proçedurave të Projektit Pilot të “Commodity Trading”, i cili është financuar nga Sekretariati Ndërkombëtar EITI, me kontraktues Deloitte Audit Albania, në bashkëpunim me Albpetrol Sh.a. dhe me mbështjen administrative të Sekretariatit Kombëtar EITI Shqipëri.